Gazeta "Illyria", prill 2006
Boston, hapet shkolla shqipe me 6 klasa
nga Alfred Lela
"Kur zhduket nje gjuhe vdes, bashke me te edhe nje menyre e te parit dhe te interpretuarit te botes". Keto qene nder te tjera fjalet e linguistes Enkelejda Kapia ne ceremonine e hapjes se Shkolles se Gjuhes dhe Trashegimise Shqiptare ne Boston. Ne mjediset e Universitetit te Bostonit ku u zhvillua ceremonia te shtunen paradite u mblodhen shqiptare e shqiptaro-amerikane te te gjitha moshave e prirjeve; nxenes te ardhshem e prinder, gjysher, studente, veprimtare te komunitetit, mesues e artiste. Fjalen e hapjes e tha zv.presidenti i i Klubit Shqiptar te Studenteve ne BU Nick Nikaj ndjekur nga Albana Orgocka, bashkekryetare e Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Masacusetsit, organizem i cili ofroi idene dhe e materializoi ate pas nje sere perpjekjesh te nje grupi individesh te mbledhur rreth saj. Enkelejda Kapia, Koordinatore e Shkolles, beri me pas nje paraqitje te planit qe komiteti drejtues ka hartuar per shkollen. "Klasat do te jene dy oreshe cdo fundjave te shtune ose te diele per t'iu dhene prinderve dhe nxenesve nje mundesi zgjedhjeje kohe dhe vendi ne perkatesi te planeve te tyre familjare. Shkolla do ofroje gjashte klasa gjithsej; tre prej tyre do mbahen ne mjediset e Universitetit te Bostonit, dy te tjera ne katedralen e Shen Gjergjit dhe e fundit ne Kishen e Trinise se Shenjte". Ajo shtoi se mesuesit do jene profesioniste te diplomuar ne universitetet shqiptare dhe se grupi koordinues i shkolles ka zgjedhur gjashte ne mes nje morie te lakmueshme aplikantesh. Vilka Markovich, Vjollca Avrami, Vilma Simeqi, Alketa Kokalari, Sofia Guraj dhe Monika Mako do ofrojne me te miren e tyre per percimin e gjuhes dhe kultures shqiptare tek nxenesit, tha Kapia. Sipas organizatoreve numri i studenteve te regjistruar arrin ne 51 me nje gjeografi moshe qe fillon me 6 vjecare e perfundon me te rritur. Kjo shtrirje moshore parashikon nje pune koke me koke me secilin prej nxenesve, gje te cilen grupi organizator e ka marre parasysh. Oret e mesimit do bazohen ne nje plan pune huazuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences e Shqiperise, por sipas Kapise, do te kete modifikime ne pershtatje me profilin e klasave dhe nxenesve ketu ne Boston. Themeli mbi te cilen do qendrojne klasat mbeshtetet ne nje ore gjuhe dhe nje ore aktivitetesh kulturore, keshtuqe nxenesit te mund ti shtojne njohurite rreth atdheut te te pareve dhe te komunikojne me njeri-tjetrin. Kapia permendi si te domosdoshme partneritetin ndermjet Shkolles, Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Masacusetsit, studenteve, prinderve, qeverise vendore dhe qeverise se Shqiperise. Ajo falenderoi Universitetin e Bostonit, Katedralen Ortodokse te Shen Gjergjit, Kishen Ortodokse te Shen Trinise, Kishen Ortodokse te Shen Jan Pagezorit per hapjen e dyerve te institucioneve te tyre dhe mbeshtetjen morale. Falenderime speciale shkuan per Ministrin e Arsimit te Shqiperise Genc Pollo dhe institucionin qe ai drejton i cili mundesoi librat e nevojshem. Ministri Pollo kishte derguar edhe nje note pershendetese per hapjen e shkolles shqipe e cila u lexua nga bashkekryetari i komitetit drejtues te shkolles Adrian Papandile. Pershendeten gjithashtu edhe Agron Gjerazi si prind dhe gjithashtu aktivist ne ceshtjet e komunitetit. Ana artistike e ceremonise u perkujdes Ilir Qirici i cili solli pamje emocionuese nga Shqiperia. Aktori Xhevat Limani interpretoi poezite e Naim Frasherit "Gjuha Jone" dhe "O malet e Shqiperise". Ceremonia e hapjes mengjesin e se shtunes u ndoq nga nje me e shkurter te dielen ne mengjes tek Kisha e Shen Gjergjit, ndersa ne mbremje nje koktej fondngrites sponsorizuar nga Restoranti "Alba" me pronar Leonard Keken. Kur cek dhuruesit nuk mund te lihen pa permendur emra te tille si Sejfi Protopapa apo Brian's Bakery nen pronesine e familjes Plluska si dhe Trattoria Toscana te familjes Kociaj.
Personazhet
Ata jane njerez te se perditshmes. Kane brengat, gezimet, femijet, dashurite dhe rrenimet e tyre te hapura a sekrete. Ata punojne prej ores 9 deri ne pese, me heret a ndoshta me vone. Ata e kane lene atdheun e pare "ne kerkim te nje jete me te mire" (per te perdorur nje fraze te tejperdorur deri ne merzi). Ata jane vajza e djem, burra e gra, te martuar, te dashuruar a vetmitare, lexues te medhenj a fanatike te TV. Ata gjerbin espresso a kafe alla turka. Ata jane shqiptare a shqiptaro-amerikane ne dac. Ajo qe i ndan nga njerezit e tjere te se perditshmes jane idete dhe hapat qe ata hedhin per ti realizuar keto ide. Po te duash mund ti perfytyrosh si librat; te thjeshte e njekohesisht enigmatike. Ashtu si librat e mire me nenvizime te shumta edhe ata kane rrudhat e tyre sajuar diku nga buzeqeshjet, diku nga mosha e diku nga dhimbjet. Si librat e mire te cilet nuk kane kurre pluhur persiper ngase ne i lexojme prape e perhere, ashtu edhe ata i kane lene muret, kornizat me te gjitha kufizimet. Po te duash mund ti perfytyrosh si shkronjat shqipe rradhitja e te cilave na jep fjalen. Me sakte zanoret ngase i perdorim me shpesh dhe ato tingellojne me bukur, gjithashtu. Nuk e di. Mund te zgjedhim shume emra qe shumekujt nga ne mund ti duken te lajlelulshem, por nje gje ua kemi borxh. Nje te perkulur te kapeles. Ata kane edhe emra te pervecem dhe e meritojne permendjen sa kohe qe ata jane ketu ne mos per ta bere historine, te pakten per te qene pjese e saj. Perdite e me shume ata quhen Agron Gjerasi, Artur Liolin, Albana Orgocka, Adrian Papandile, Enkelejda Kapia, Gentiana Pambuku, Anila e Lorenc Radovani, Sotir Pandi, Pandi Dhimo, Petro Dade, Mark Kozmo e Nuri Avdullaj.
Historia
Nisma e kurorezuar kete te diele me hapjen e shkolles shqipe ne Boston eshte ne vazhden e nje tradite qe ka nisur ne fillimvitet e shekullit te shkuar. Shkolla e pare shqipe ne Amerike u hap ne Masacusets ne vitin 1908 ne qytetin Neitik ne te njeten kohe me pavaresimin e Kishes Ortodokse Shqiptare. Sipas Peter Priftit dhe librit te tij "Mozaik Shqiptar", patrioti Kristo Dako qe njekohesisht nismetari dhe mesuesi i kesaj shkolle. E vecanta, sipas profesor Priftit, ishte se nxenesit nuk qene vogelushe, por burra ne moshe e me mustaqe, te cilet nuk dinin te lexonin dhe te shkruanin ne gjuhen e memes. Ne vitet 20, Usteri nje tjeter "koloni" shqiptare ne shtetin verilindor pati klasat ne gjuhen shqipe. Mesuesit qene Petraq Kolonja dhe At Thimi Theodhosi, prift i Kishes Fjetja e Shen Merise ku mblidheshin edhe nxenesit. Ndersa ne vitet 30-te, shkruan Priftit, ne Uster ka vepruar si arsimtare Afroditit Erbapi. Nje klase e posacme nen kujdestarine e priftit ortodoks At Llambi mbahej kater here ne jave ne Kishen e Shen Kollit ne Sauthbrixh. Klasa perbehej nga rreth dyzet nxenes. Gjithmone sipas Peter Priftit ne Boston mesimi i shqipes filloi gjate viteve 30-te. Mesimet jepeshin te dielave ne mengjes ne sallen e Katedrales se Shen Gjergjit kryesuar nga At Artur Liolin. Arsimtaret ishin tre zonja; Marigo Theodore, Ethel Peterson dhe Vangjelia Sotiros. Tekstet e shkolles ishin importuar nga Shqiperia. Nuk dihet numri i nxenesve, as dhe kur u hap apo u mbyll shkolla. Kaluan mese 30 vjet para se te behej nje perpjekje per mesimin e gjuhes shqipe ne "kryeqytetin" e shqiptareve te Amerikes. Pergjegjes per kete perpjekje qe filloi nga mesi i viteve 70-te ishin Van Christo dhe Bill Gunaris te cilet sherbyen edhe si mesues. Vendi i shkolles ishin mjediset e Bibliotekes Fan Noli, prane Katedrales. Pervec mesimeve ne gjuhen amtare nxenesit mesonin historine e Shqiperise si dhe kenge shqipe. Kjo "faze e dyte" e shkolles shqipe ne Boston vazhdoi per tre vjet nga 1974 deri me 1976. Pas 15 vjeteve me ardhjen e emigranteve te rinj nga Shqiperia, filloi "faza e trete" e shkolles shqipe ne Boston. Keshtu, pra, me 1992 me iniciativen dhe perkrahjen financiare te Komitetit Shqiptar per Ndihme Humanitare, kryesuar nga at Artur Liolin u organizuan klasa ne Kishen e Shen Gjergjit dhe ne Kishen Shen Jan Pagezori. Arsimtaret ishin Meri Treska dhe Dr. Dritan Hysi. Eshte me interes te shenohet, thekson Prifti, se klasat kete here i ngjasonin klases se Kristo Dakos me 1908, sepse ishin kryesisht per shqiptare te rritur te sapo ardhur nga Shqiperia qe donin te mesonin anglishten, por edhe shqiptaro-amerikane qe donin te mesonin shqip. Me 1993, i njejti program, ndonese me i avancuar, u hap ne Kishen Shen Trinia me te njejtet mesues shto Dr. Ludmilla Buxheli. Shkolla pushoi aktivitetin pas largimit te Buxhelit ne vitin 1995, por rifilloi nen drejtimin e Enkeleida Pances. Duke qene tradite shkolla e hapur se fundi eshte ne te njejten kohe edhe risi. Kjo per faktin se klasat do kene karakter laik dhe do perqendrohen ne mesimin e gjuhes shqipe, por edhe aspekte te tjera te kultures per te mundesuar keshtu nje ruajtje te trashegimise dhe zakoneve te mira te etnise shqiptare.
Thursday, April 27, 2006
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment