Gazeta "Koha Ditore" prill 2006
Shqiperia e perjetshme, hap revisten "Arkeologjia"
nga Alfred Lela
Boston - Koka e mermerte e perandores Livia zbuluar ne Butrint shoqeruar nga titulli hapes "Shqiperia e perjetshme" kompozon kopertinen e revistes "Arkeologjia". Numri i mars-prillit i kesaj reviste, botim i Institutit Arkeologjik te Amerikes, i kushton Butrintit nje 10 faqesh te bollshem. Materiali shoqerohet nga fotografi te cilat ngerthejne historine e Butrintit qe nga prehistoria te periudha greko-romake per te kaluar tek Mesjeta, fillimshekulli i shkuar dhe deri tek e sotmja. Autori i speciales, Jarret A. Lobell, shkruan se " rrenojat e Butrintit reflektojne nje histori te jashtezakonshme qe prej Periudhes se Hekurit deri ne renien e Perdes se Hekurt". Lobell thekson se qyteti antik eshte jo vetm nje mikrokozmos i qyteterimit te hershem Mesdhetar, por gjithashtu pasqyre e zhvillimeve politike te Evropes moderne si monarkia, fashizmi, diktatura komuniste dhe demokracia. Sipas autorit Butrinti te krijon njefare gjendjeje ne te cilen beson se udhetimi ne kohe eshte i mundur. Ai gjithashtu citon autoret klasike dhe kujton se Enea nepermjet Virgjilit e quajti Butrintin "Troja ne miniature" pas braktisjes se qytetit te Priamit dhe endjes neper Mesdhe ne kerkim te nje "Troje te re". Shkrimi hapes i titulluar "Moshat e Shqiperise" ndiqet nga nenshkrime te cilat kronologjikisht trajtojne historine e Butrintit qe nga shekulli i 10 para Krishtit per te ardhur deri tek ditet e sotme dhe perpjekjet e organizmave moderne dhe sidomos "Fondacionit Butrinti" per mirembajtjen e qytetit antik. Mberritja e Butrintit ne Amerike me ane te nje reviste prestigjioze te nje organizmi serioz perben nje lajm te mire jo vetem per arkeologet dhe amatoret e saj, por vecanerisht per turizmin shqiptar dhe imazhin e Shqiperise. "Arkeologjia" jep nje fytyre plotesisht dashamirese dhe idilike te vendit duke e trajtuar gjithcka ne planin historik. Autori i shkrimit permend shkarazi mbylljen dhe ksenofobine e Shqiperise si dicka qe i perket te shkuares komuniste. Butrinti u be pjese e vemendjes se publikut amerikan (ndonese i perzgjedhur) nepermjet prezantimit qe ish-drejtori i Parkut Kombetar Butrinit, Auron Tare i beri qytetit antik ne nje sere universitetesh serioze ku mund te permendet Harvardi.
Thursday, April 27, 2006
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment