Koment
Ra ky mort dhe s'u pame
Ndodh rralle qe vdekja e nje individi te emetoje po aq kumte sa jeta e tij. Individi eshte Ibrahim Rugova dhe
shenjat qene te dukshme. Pranine e "artilierise se rende" te diplomacise europiane me ane personalitetesh apo te derguarish speciale qe jo vetem respekt dhe dhimbje njerezore, por edhe pozicionim ne shkallinen diplomatike. Nese si gjithmone kambanat bien per ata qe kane veshe e degjojne, Evropa dhe Amerika demonstruan edhe njehere perkrahjen e tyre per moderatoret ne rrafshin politik shqiptar te Kosoves. Perzgjedhja e kesaj fryme te te berit politke ne krahinen tashpertash nen administrimin nderkombetar eshte njefare parakushti per hapin e madh qe do ndermerret ne bisedimet ne pritje per statusin e Kosoves. Nderkombetaret shkelen ne Kosove si titullare shtetesh apo organizmash politiko-ushtarake me taksen e te paguarti respekt per presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugova dhe jo si miq personale te studiuesit te Bogdanit. Interpretimi i kesaj, ndashte zoti, duhet te jete bere nderkohe ne selite politike te Beogradit. Perendimi mbeshtet pavaresine e Kosoves ose me te pakten vullnetin e shumices se saj. Elementi tjeter iu dhurua ketij moti politik ne nje menyre krejt ballkanase. Zgjidhja, nderkohe, qe evropiane. Kerkesese se presidentit Tadic per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te zotit Rugova, familja e presidentit iu pergjigj me nje "jo" te prere. Modus vivendi i perzgjedhur nga zyrtaret e UNMIK-ut duke ia lene ne dore marrjen e vendimit ne lidhje me ardhjen ose jo te kryetarit te shtetit serb ishte si te thuash nje parareferendum. Respektim i vullnetit te qytetareve. Vendimi, qe me te gjitha gjasat duhet te kete qene amaneti i Rugoves para vdekjes, per ta trajtuar ceremonine mortore kryekreje si sekulare i shtoi edhe nje tjeter dritare gjithe kesaj pamjeje. Kosova sic eshte trumbetuar kryesiht ne mediat serbo-ruse apo greke nuk eshte vater e kurrfare fondamentalizmi fetar. Gjysem milioni qytetare te saj, shumica te fese myslimane, zgjedhin ta percjellin presidentin e tyre te vdekur nen ngjyrat e flamurit kombetar, pa ngjyrime religjioze. Burri qe shtrihej ne arkemort pat zgjedhur ndertimin e nje katedraleje katolike ne qender te Prishtines per te deshmuar pikerisht prirjen evropiane te shqiptareve te Kosoves. Per ta lene ankthin per ne fund ikja e Rugoves katerciperoi edhe nje here gjendjen e trishtuar te arealit politik shqiptaro-kosovar. Publikimi i haterlleqeve te shoqatave te ndryshme perfaqesuese te veteraneve te UCK-se, sigurisht te frymezuara nga partite te cilat ato mbeshtesin qe nje element pa te cilin edhe mund te kishim bere. Nuk do kishte vend per alarm nese droja se te njejtat "sembime" do ua brejne zemrat anetarve te delegacionit shqiptar te Kosoves ne bisedimet e aferta per zgjidhjen e statusit.
Per tiu kthyer edhe njehere njeriut dhe politikanit Rugova. Akti i fundit i te cilit, vdekja, deshmoi se ndoshta jeta nuk eshte e mjafte per ti shpalosur te gjitha idete, per t'i thene te gjitha fjalet apo per ti heshtur te gjitha heshtjet.
Faleminderit dhe na fal, zoti president!
Thursday, April 27, 2006
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment