Thursday, April 27, 2006

Sprove

Shiu ne vepren e Kadarese


Eshte e debatueshme se sa metaforat ndikojne ne formimin e cilitdo komb por ne librat e Kadarese ndoshta shiu si element i melankolise e ka bere kete. Shiu si metafore, shiu si trans, shiu si rrethane apo shiu si bekim. Kjo sidomos ne letersine e para 90-tes ne kundervenie me frymen dhe artin socrealist te kohes. Kush i kujton tregimet, poemat apo romanet me fshatare, punetore, intelektuale e heronj vazhdimisht te lumtur, pergjithnje te qeshur, pafundesisht optimiste do te mund ta kape kete element dhe ta kuptoje dobine e tij. "heronjte e erret" ne veprat e Kadarese me trishtimet, rrenimet, permbysjet, fitoret ne nje menyre a ne nje tjeter i kane ndihmuar shqiptaret te ndertojne brenda vetes ato kunderthenie pa te cilat shpirti i nje individi vdes nga pak e perdite. A kane nevoje themelet e cdo kombi per nje format a polen shpirteror? Sigurisht qe po. Nese per ta bere me te kapshme gjithe kete i kthehemi krahasimeve do ishte ndoshta e udhes ta perqasnim letersine socrealiste shqiptare me ato uzinat bucitese te qyteteve industriale. Brenda kesaj (duke qene me shume jashte, sigurisht) vepra e Kadarese eshte si pema ne oborr, vajza e bukur qe punon ne zyren e administrates, lefyti i ujit qe rrjedh nga koka e nje dhie skenderbease. Librat e Kadarese jane si ngasherimet ato na i lejojne syte te lagen dhe prapeseprape na e ruajne burrerine. Ne nuk duhet ta harrojme kete permase te letersise kadareane; trishtimin, shiun, vetmine. Kjo permase na ka lejuar ta kuptojme letersine, ta lexojme ate dhe ta nenvizojme. Kjo permase na ka lejuar ate driten ne sy me te cilen mengjesin pasardhes kemi dale ne rruge, jemi pershendetur dhe e kemi dashur jeten.



Alfred Lela, Boston, Prill 2006

No comments: