Thursday, May 04, 2006

Poezi te zgjedhura




U bera krejt tjeter

Kuroda Saburo





U bera krejt tjeter.
C'eshte e verteta te njejten kravate kam,
si dhe mbreme,
si dhe mbreme, i varfer jam,
si dhe mbreme
s'jam i dobishem per asgje.

E, megjithate jam krejt tjeter.
C'eshte e verteta i veshur jam si dhe mbreme,
si dhe mreme pi sake',
si dhe mbreme jetoj nje jete pa kuptim.

O!
Kur me sforcim
buzet ndrydh e perndrydh,
nenqesh, zgerdhihem,
pa shkak buzeqesh
dhe me ne fund syte mbyll,
shoh
se tek une jeton
nje flutur e bukur
qe flatron ne te nesermen.






Kohe edhe me e keqe

Ramadan Musliu





Ere shkrumbi vjen nga fusha,
ere e rende e kobcare
qe frymen ndal.

Zgjohu e dashur,
fryma po na zihet,
zgjohu, nese je njeri!

Te lashtat e gjakut u shkrumbuan,
frutat e limfes qe shume kohe
kane rene ne toke.

Draperi i shikimeve
ka zene ndryshk,
perdhe jane shtrire
kallinjte e panafake.

Zgjohu, e dashur,
fryma po na zihet.
Zgjohu, nese je njeri!








Lodhja

H.J. Padron







I lodhur, shume i lodhur.
I lodhur se vdekuri cdo dite.
I lodhur duke u ndjere i shperngulur,
i zoteruar, i munduar, i vjedhur,
i paperfillur, i harruar, i tradhetuar.

I lodhur, shume i lodhur
se qenuri marionete e ererave
dhe e ketij xhuxhi te cuditshem fuqiplote,
qe duhet qe nga lart
te qeshe, te terheqe fijet,
dhe une leviz kete kembe,
ose bie nga kjo dore,
dhe qaj, qesh apo kafshoj,
dashuroj, genjej dhe harroj.

I lodhur, shume i lodhur,
duke mos perfillur, ne menyre te pandreqshme,
qeniet qe dua me teper,
si nje lume prej zhive,
i pashtershem dhe i dhimbshem,
ne kerkim te shtratit tim.

I lodhur, shume i lodhur,
duke u plakur ngadale,
duke qene vetem une qe jam,
duke fshehur castet me te hidhura
duke pare se si vdesin
jeta dhe dashuria.

I lodhur, shume i lodhur
se ndjeri neper rruge
genjeshtren dhe urrejtjen,
se arnuari pa fuqi durimin,
se paturi kete bark,
se veni kravaten
dhe keta sy kaq te trishutar.

I lodhur, po, lodhur, shume i lodhur,
se ecuri duke rene e duke rene,
se qenuri nje barre e zymte,
se mosqenuri i dobishem per asgje,
se ushtruari vetem nje ves,
dhe se qari.







Elektroliza

Luljeta Lleshanaku







Ka kohe qe puthjet e tua me djegin si plage,
e, trupi yt i paster me tremb
si carcafet ne pavionin e kirurgjise
dhe fryma jote tretet ne nje qoshe
te mushkerive te mia
si zambak i harruar ne stolat e parkut
dimeror
ka kohe qe turpshem nga liria ime
e cila perdite shkul nga nje dru prej gardhit tend
me djegien e te cileve
ngroh kercinjte e mavijosur nga ikja.

Liria ime... liria jote...liria jone e perbashket
e caktuar njehere e pergjithmone
e mbyllur brenda nje ere.

Ambjent elektrolize. Nje zhurme e mbytur
...shpirti im qe nikelohet
dhe yti qe hollohet perdite
nga braktisja e joneve.







Rruga e tij

Izet Sarajlic







Edhe ai enderronte per barin e shkelur,
per bluzen e femres qe s'do ishte keq ta c'kopsitje.

Ai ish i ri,
i ri, po te mos llogaritim jeten e tij
qe do te vazhdoje pas vdekjes.

Ai ishte vec tetembedhjete vjec.

Ju nuk e pate kurre ate, nuk e pate
si ndryshoi ne fytyre.
Ju njihni vetem kete rrugicen e tij.

Por, une e njihja,
kur me pjeset e nje motori te vjeter sajonte nje avion,
kur i thoshte te atit se ne kete lufte
dikush do te linte koken,
kur midis dy arrestimeve ai pyeste nenen:
-he, nenoke, ti mua me do?-

Dhe humbte ne mendime, me sy te mjegulluar,
duke veshtruar rrugen larg...
ate rruge qe sot mban emrin e tij.







Eshte e vertete

F.G. Lorka






Eh, se sa mundim me kushton
te te dua ashtu si te dua;

Per dashurine tende me dhemb era,
zemra
dhe kapela.

E kush do te ma bleje
kete gajtan qe kam
dhe kete trishtim te fillit
te bardhe per te bere shami?

Eh, se sa mundim me kushton
te te dua ashtu si te dua!








Nje prostitute

U. Uitmen






Qetsou, mos ki frike-une jam Uolt Utimen, zemergjere
gazplote si natyra,
gjersa dielli s'te perze, as une s'te perze;
gjer sa ujrat s'kundershtojne te shkelqejne per ty
dhe fletet te feshferijne per ty,
as fjalet e mia s'kundershojne te shkelqejne
dhe te ferferijne per ty.
Vajza ime, po caktoj me ty nje pikepjekje,
te porosit te pregatitesh si duhet, te me prec;
dhe te porosit te kesh durim e te jesh e persosur
gjer sa te vinj,
gjer atehere te pershendes me nje veshtrim
kuptimplote
qe te mos harrosh.









Jo, mos me nis me letra....

Aliete Odra






Jo mos me nis me letra, por gjethe ti me nis,
qe dielli than e shkund, qe era cjerr e gris,
ose qe ty ne dore vjeshta t'i hedh papritur.
Te nesermen askurre tek une s'kane per te mberritur.

Po ngaqe me te pritur qyshkur qenkam mesuar
pritja zemren e dhembshur s'ma paska ashpersuar.
Vertete asgje mbi to s'do te me shkruash ti
por une do t'i lejoj tamam sikur te di
fjalet qe brenda shpirtit ti formulon per mua,
se rrezellime flake me jane endrrat e tua.

Dhe ngjyrat ti t'i zgjedhesh ashtu si ditet ke:
e fresket qofte gjethja kur qielli eshte me re.
Ose e blerte e thelle qielli, kur eshte i zbehte qielli
e verdhe e mbyllur qofte si perthekim prej dielli

Mbi balle te nje femije me vere ne te mbaruar
Po kur te vije nentori, si per te me treguar,
gjithe c'varros ai e c'gjithe sjell ndermend,
nje gjethe sikomeri me nis me emrin tend.

(Ajo dhe prej ahu a verri le te jete,
s'ka rendesi per mua, vec ti te jesh ne jete!)
Ne se dikur papritmas ti lumturine ndesh,
nje gjethe trendafili me nis, qe ta marr vesh.

1 comment:

said...

Nuk mund të harroj sesi (magjia e bardhë) më ndihmoi të rikuperoja martesën pas 6 muajsh ndarje me gruan time për shkak të grindjes dhe ajo u largua dhe nuk u kthye më tek unë, bëra aq shumë për ta kthyer atë, por asgjë nuk funksionoi. deri sa pashë një koment në internet kur dikush po dëshmonte se si (magjia e bardhë) e ndihmoi atë të rivendoste burrin e saj dhe kështu e kontaktova përmes emailit të tij dhe pasi shkrova çështjen time ai më siguroi se do të më ndihmonte të kthehesha me gruan time pas 3 ditësh pasi bëri magjinë e dashurisë, dhe pasi ai bëri magjinë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe u lut që i vinte shumë keq sot jam kthyer me gruan time dhe jemi të dy të lumtur dhe jetojmë sërish bashkë. Unë e di se ka shumë njerëz atje që duan të rikthejnë të dashuruarit e tyre dhe shumë që duan të mbeten shtatzënë ose të kurojnë sëmundje. ju lutemi kontaktoni (magjinë e bardhë) Për shkak se ai është përgjigjja e përsosur për problemin tuaj, detajet e kontaktit të tij në emailin { findritualforlife@gmail.com }
Whatsapp: +3550685677099
+2349046229159