PORTRET / Rrugetimi i vajzes qe u be "Gruaja e Vitit"
Albana Orgocka, 12 vite te nje jete ne ndryshim e siper
nga Alfred Lela
Ne fytyren e saj eshte Voskopoja. Ose kujtimi i qytetit me biblioteken, shtypshkronjen dhe kishat bashke me rruginat qe perhere te cojne diku. Eshte vetem nje rastesi qe ti mund ta njohesh ate, dhe ndoshta mund ta kesh guxuar kete krahasim tek je ulur perballe saj ne nje moment heshtjeje. Sic eshte rastesi edhe te qenit e saj nga Korca. Ajo quhet Albana Orgocka dhe nje gje e dime me siguri; Shoqata e Grave Shqiptaro-Amerikane e zgjodhi ate si "Gruaja e Vitit" jo rastesisht. Albana e pat lene Shqiperine ne vjeshten e vitit 1993 me nje burse Fullbright akorduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nju Jorku nuk iu duk dhe aq ndryshe nga imazhi i vijezuar ne kujtesen e saj nga filmat e zhurmshem hollivudiane. Nje qytet qe te befason, sipas saj, me madheshtine dhe shumellojshmerine. Ende ndjen mall per ate ngercin qe vetem qytetet e medha e kane;lumi i verdhe i taksive, ndertestat qe puthen me qiellin dhe jeten qe kurre nuk shkon ne shtrat. Kur flet per Nju-Jorkun qetesia dhe njeheresh pasioni ne zerin e saj te sjellin ndermend ate perkundjen shpirterore qe kenga "Nju Jork, Nju Jork" ta jep sa here e degjon. Po "Jenkis"? - e pyes teksa perkul koken per te shquar rezultatin e ndeshjes ne ekranin ne te majte te saj. Une jam me Red Soks, pergjigjet me nje buzeqeshje qe sikur do te me thote se te gjithe ne bartim pasione te kunderta. Si ky i tanishmi me dashurine per Nju Jorkun dhe flirtin me skuadren "armike" te Bostonit. Nuk e pyes per moshen, vetem mundohem ta marr me mend, dhe deshtoj keq ne gjithe kete perpjekje. Ajo ka nje prej atyre fytyrave me nje zbehtesi melankolike qe te kujton vajzat ne filmat franceze. Nuk ka asnje prej tipareve te cilat jemi mesuar t'i shohim ne grate a burrat qe bota jone i kremton si "Njeriu i Vitit". Pa gjyslyke, pa rrudha e sidomos me nje dhimbje gjuri, kujtim i nje zbritje te deshtuar me ski ne malet e Mein. Ky mjedis joakademik qe ajo te dhuron thyhet nga interesi i saj per librat. Milan Kundera eshte autori im i preferuar, thote tek rikujton tituj nga librat e shkrimtari cek. Shton se nuk e di me saktesi se c'ka ndodhur me biblioteken e saj personale pas largimit nga Shqiperia. Ndoshta te afermit kane pasuruar raftet e tyre ose ata shtrihen ne tezgat e ndonje tregtari te vogel ne mbikalimet e Lanes. Kush e di.
Oret e zyres dhe oret e ikjes
Por ajo nuk eshte Shen Albana dhe as nuk e meton kete. Ajo vazhdon te jete vajza ne jeten e se ciles e perditshmja eshte ngulur si gozhde ne mur. Punet e zyres, telefoni, kompjuteri me faksin bashke me email-et jane aty te merzitshme si fizkultura e mengjesit para oreve te mesimit ne Shqiperine komuniste. Pervec kesaj asaj i duhet te jete e kendshme, e sjellshme, papertueshem buzeqeshese e shume gjeste te tjera te cilat nganjehere a diku duhet t'i nxjerresh nga poshtemenga si te ishe David Koperfildi. Nuk i shpeton pa thene se puna ne Zyren e Avokatise pjese e se ciles eshte i qenka merzitur. Sa mire! Kur takon njerez te tille qe sapo kane marre ndonje cmim, plaga e pare qe te shkaktojne eshte tirada mbi jetet e tyre ku nuk mungon asgje. Kjo rrace zoteruese e persosmerise nuk jeton tek Albana Orgocka. Ajo ia fillon ditepunes se saj ne ora 11 te mengjesit (kjo ne fakt eshte nje shenje jete perfekte!) deri ne 7 te mbremjes (mbrapsht ne Sidokudo!). Nuk flet shume per oret e saj ne zyre. Edhe me mire! Cmimi "Gruaja e Vitit" i eshte dhene pikerisht per oret kur ajo e ka braktisur ate zyre per t'iu bashkuar atij grupi "fanatikesh" shqiptare qe per cdo vit kane bere te mundur aktivitetet sociale e kulturore ne Boston. Pjese e kesaj pune vullnetare eshte edhe nje periudhe prej nje viti e gjysme gjate se ciles ajo ka ofruar sherbimet e saj si punetore sociale prane Institutit Nderkombetar te Bostonit, duke i afruar keshtu ndihme edhe familjeve shqiptare te shperngulura gjate luftes ne Kosove. Ajo eshte anetare e AANO dhe se fundi bashkekryetare e Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Masacusetsit, e cila sipas saj, po i jep te gjitha shenjat se do jete nje faktor ne Diasporen Shqiptare te Bostonit. Hapja e shkolles shqipe ne Boston, per te cilen ajo ka dhene kontributin e saj, eshte padyshim shenje e kesaj. Ky eshte njefare rrugetimi ne jeten e vajzes qe la Shqiperine per Ameriken 12 vite me pare. Studimet ne Universitetin e Kolumbias, puna dhe jeta ne Nju Jork, levizja ne Boston; gjithcka ngjan e larget dhe e afert ne te njeten kohe. Sigurisht qe perditshmeria ne jeten e saj mund te jete ngulur si gozhde ne mur, por eshte pikerisht ajo cka ben me kete perditshmeri qe na jep nje portret. Poshte saj mund te shkruajme; Albana Orgocka, Gruaja e Vitit, 2005.
botuar ne gazeten "Illyria", maj 2006
Thursday, May 11, 2006
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
Nuk mund të harroj sesi (magjia e bardhë) më ndihmoi të rikuperoja martesën pas 6 muajsh ndarje me gruan time për shkak të grindjes dhe ajo u largua dhe nuk u kthye më tek unë, bëra aq shumë për ta kthyer atë, por asgjë nuk funksionoi. deri sa pashë një koment në internet kur dikush po dëshmonte se si (magjia e bardhë) e ndihmoi atë të rivendoste burrin e saj dhe kështu e kontaktova përmes emailit të tij dhe pasi shkrova çështjen time ai më siguroi se do të më ndihmonte të kthehesha me gruan time pas 3 ditësh pasi bëri magjinë e dashurisë, dhe pasi ai bëri magjinë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe u lut që i vinte shumë keq sot jam kthyer me gruan time dhe jemi të dy të lumtur dhe jetojmë sërish bashkë. Unë e di se ka shumë njerëz atje që duan të rikthejnë të dashuruarit e tyre dhe shumë që duan të mbeten shtatzënë ose të kurojnë sëmundje. ju lutemi kontaktoni (magjinë e bardhë) Për shkak se ai është përgjigjja e përsosur për problemin tuaj, detajet e kontaktit të tij në emailin { findritualforlife@gmail.com }
Whatsapp: +3550685677099
+2349046229159
Post a Comment