Monday, July 03, 2006

Fan Noli ne psiken e nje lexuesi



Te nderuar mysafire dhe dinjitare te kishes!
Profesor Jorgaqi,

Nuk do te isha sot para jush po te mos qe ngasja qe figura e Nolit me ka shkaktuar ngahera. Ju nuk do humbisnit kushedicfare. Humbja do ish imja, sigurisht. Pa patur nje shtyse, per te cilen falenderoj mikun tim Stefan Koci dhe At Arturin, keto imazhe qe perhere me kane levizur ne kujtese nuk do kishin fatin e mire te ishin pjese e jetes
se dikujt tjeter. Duke patur shprese se Noli ne menyren me te cilen e kam pare une do te kallet ne galerine e mejtimeve te se paku do veteve. Noli, pra, ose me sak takimi me te, ka ndodhur ne femijeri dhe ka ardhur tek une nepermjet emrit. Theofan Stilian Noli. Bashkangjitur me te vendlindja e tij, Ibrik Tepe. Dhe me tej, si per ta permbyllur kete trekendesh bredharak; mjekra e zeze dhe rroba e priftit. Noli mberriti tek une si nje Beft, si kujtimi i nje bote e cila nuk qe me, si kuptim i nje realiteti asokohe te gremisur. Pjese e ketij Befasimi mbetet padyshim vargu i tmerrshem "enderroj pa fund, pa shprese/ anes Elbes, anes Sprese". Them i tmerrshem, jo se asobote parapashe mergimin tim te mevonshem, dhe, as s'e mu dhimbs poeti i pafat qe endej nga Evropa ne Egjipt, e me pas ne Amerike. I tmerrshem, sepse ky varg percaktonte krejt Fatin e Poetit, ose me sakte krejt Fatin e atyre te cilet jane lindur me bekimmallkimin qe quhet Imagjinate. Nuk e kam fjalen per imagjinaten dokudo, e kam fjalen per ate Imagjinaten e Pafund, te Pashprese.

Shembellim pas shembellimi, Noli erdhi e u be gjithnje e me i plote megjithe luhatjet qe shkojne e vijne ne formimin e kujtdo. Femija me librin e kendimit nen sqetull u be adoleshenti qe jetonte me leximet, dhe me vone, gazetari qe i hidhte edhe faktet edhe frymezimet ne leter. Gjithe kjo shtjelle qe here pas here behej peshtjellim, e risillte Nolin tek une ne forma te ndryshme. Ai mund edhe te qe "bishopi i kuq", "babai i nje revolucioni bolshevik", "politikani me flaut", e keshtu me radhe. Epitetet, sigurisht, jane forma me ane se cilash njerezit veshin dukuri a individe te cilet i njohin perkitazi ose aspak. Nder shqiptare ato jane lehtesi te krijuara nga
gjuha per te karakterizuar dike a dicka qe ndodhet pertej ledhit tend politik a social. Noli ka hyre e ka dale nga kjo dhome e erret, nga ky tunelth pasqyrash i cili ka pase ba' vend edhe ne koken time. Endja per te zgjedhur Baraben para Krishtit eshte sigurisht nje ngasje e vjeter, ashtu si dhe Perunjesia e Tenzoti eshte nje teprim. Kjo ngasje dhe ky teprim ndoshta bejne Shkrimtarin. Ne fund te fundit, kur une, a cdokush, ka mbetur vetem - pasi vetem vetmia te lejon t'i besh shestimet e nevojshme - ka bere vend ne zemer e ne mendje per Fan Nol Shqiptarin. Gjithmone e me shpesh na duhet, ndoshta, te kujtojme fabulen me shqiponjen mbreterore te Senekes dhe t'ia falim
asaj pleshtat nen sqetull per faktin e thjeshte te asaj cka ajo eshte; nje shqiponje mbreterore!

Nese zgjedhim te besojme se Shen Jeronimi pat origjine ilire, e pos kesaj, ai perhapi krishterimin nder shqiptare, atehere le t'ia kujtojme vetes sot e perdite se nje shqiptar kryekreje, Fan Noli pra, themeloi Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt, po te duam t'i anashkalojme te tjeret, e ben Nolin nje prej Themeluesve
te Idese dhe Identitetit Shqiptar. Mbetem me shprese se Shpirti i Tij dhe Aksioni yne do na ndihmoje ta rimarrim ate qe edhe mund ta kemi humbur pjeserisht e perkohesisht.



Tash se fundi, Nolin ma risolli ne kujtese kengetarja e talentuar Parashqevi Simaku me kompozimin prej saj te poezise "Anes Lumenjve". Dhe rreth dy jave me vone nje ftese e At Arturit. Sakaq mendja me shkoi tek valixhja. C'ka patur ne valixhen e Nolit pergjate udhetimit te tij per ne Amerike. Nje Bibel ndoshta bashke nje grusht librash te tjere, dhe ndonje doreshkrim nen a mbi teshat te cilave ka gjasa u vinte era det, a era djerse. Ne ate valixhe, megjithate, gjendeshin te gjitha valixhet tona bashke me te gjitha udhetimet. Sigurisht, ne e kemi shkelur Token e Premtuar ne periudha te ndryshme kohore, ndoshta nga deti, a ndoshta nga ajri, por ka qene fati i Nolit qe paratha fatin tone. Fatin tone qe eshte ndermjet; edhe ne Shqiperi edhe ne Amerike. I Merguari i Madh, na pelqen te mendojme, pat jetuar ne nje kohe te madhe; kohe grindjesh, luftrash e dashurish te medha. Kete gje do ta perserise ndokush edhe per ndonje bashkekohes tonin njeqind vite me pas. E keshtu me rradhe per gjithe gjenite e koheve qe kane shkuar. Noli yne, sigurisht qe ka jetuar ne kohe te medha. Me shume se kaq ai i ka formesuar keto kohe.

Ky eshte Noli sipas meje. Jam i sigurte se secili prej jush e ka pare e ngerthyer ate ne menyra te ndryshme. Ne jemi te perkohshem ne kete bote. Ago Ymere qe shkojme nga nje kufi ne tjetrin, nga nje realitet ne tjetrin, nga nje shpirterim tek tjetri. Iluzioni, gjithashtu, eshte bashkeudhetar i rendesishem yni. Nje prej iluzioneve eshte ai i kabines se trenit kur ti kujton se jane pemet dhe objektet qe po levizin dhe jo mjeti ne te cilin gjendesh. I rendesishem eshte te kuptuarit e faktit se Noli eshte pema e perjetshme. Pavaresisht imazheve qe tek ne mund dhe duhet te jene te ndryshme, Noli, nder te tjera, e mbi te gjitha, eshte prove e asaj se "imagjinata e qeveris boten".


Alfred Lela
Boston, Qershor 2006

Fjala e mbajtur ne perkujtimin e 100 vjetorit te mberritjes se F. Nolit ne Amerike.

No comments: