Thursday, May 04, 2006

Thane...


Grate e durojne me teper dhimbjen sepse jetojne me emocione.

Te jesh poet do te thote te jetosh nder yje.

Edhe nje i shenjte mund te bjere ne mekat, sepse shenjteria eshte ne shpirt, ndersa mekati eshte ne trup.
Klod Roy

Mes po-se dhe jo-se se nje gruaje nuk do guxoja te ngulja nje gjilpere.
Servantes

Atdheu nuk eshte ketu apo aty, atdheu eshte brenda teje, ose ne asnje vend tjeter.
H. Hese

Ata qe pershkojne detet nderrojne qiell, por jo shpirt.
Horaci

Mendjet mediokre denojne zakonisht gjithcka qe tejkalon kapacitetin e tyre.
La Roshfuko

Cdo efekt i bukur qe krijojme na krijon nje armik.
O. Wajld

Asgje e madhe nuk buron nga shpirtrat qe nuk qajne. Jane lotet ata qe u hapin rrugen mendimeve.
Bernaskoni

Ne cdo njeri me vlere nuk e di cili, por nje zot ne te banon.
Seneka

Ate qe kerkon njeriu i madh e kerkon tek vetja e tij, ndersa njeriu i vogel e kerkon te te tjeret.
Konfuci

A nuk ka valle edhe dielli njollat e tij.
Napoleoni

Kjo turme qe tani me admiron, keshtu do te bente edhe po te me shihte para litarit.
Napoleoni

Zjarri i nje shikimi mund te ndeze edhe diellin.
L. Esquivel

Ne dashuri komandon ai qe dashuron me pak.

Grate e perdornin gjilperen ne kohen kur e kuptonin se ishte me bukur te frymezonin poezi sesa te benin poezi. Shume e kane zevendesuar gjilperen me penen. Te tjera me cigaren.
A. Kerr

Asgje nuk paraqitet me me teper mendjemadhesi sesa dobesia, kur eshte nje force qe e mbeshtet. Doni nje prove? Shikoni grate!
Napoleoni

Pyetja e madhe qe nuk i kam gjetur dot pergjigje me gjithe punen time kerkimore 30 vjecare mbi shpirtin femeror, eshte; cfare do me te vertet nje grua?
Frojd

Kam dicka per te thene te tejdukshme dhe te pakuptueshme. Si cicerime ne ore lufte.
O. Elitis

C'eshte nje minorance? Heronjte me te medhenj te kesaj toke kane qene nje minorance. Nuk ekziston privilegj social, politik ose fetar, te cilin e gezojme sot, qe nuk eshte arritur me lotet, gjakun dhe vuajtjet e durueshme te minorances. Eshte minoranca qe ka qene gjithmone ne avangarde te cdo konflikti moral dhe qe ka arritur cdo gje qe eshte fisnike ne historine e botes.
J. B. Gough

Letersia nuk duhet te hetoje nje fakt specifik, por shpirtin qe i ka vene ne levizje gjerat. Ajo duhet te synoje te rremoje ne thellesi te dukurive.
A. Tabuki

Dashuria fillon nga dashuria. Nga dashuria nuk del vecse nje miqesi e dobet.
Franceze

Ne qoftese eshte art nuk eshte per te gjithe dhe, nese eshte per te gjithe nuk eshte art.
A. Shopenhauer

Ja e zeme se une jam djalli, po cilin engjell nuk e desha si engjell.
Rei

Ai, fytyra e te cilit nuk shkelqen, nuk do behet kurre yll.
W. Blake

Ai? Ka nje injorance enciklopedike!
Lec

Ti duhet ta drejtosh zemren tende ndaj librave. Vertete, nuk ka asgje me te larte se librat. Une do te doja t'u tregoja syve te tu, bukurine e tyre.
Egjiptiane

Ka nje krim edhe me te rende se t'i djegesh librat; te mos i lexosh ata.
J. Brodskij

Poezia behet ne shtrat si dashuria / carcafet e saj te shprishur jane agsholi i gjerave...
A. Breton

Shkruaj per ta kuptuar boten, e keshtu per te lene nje testament. Shkruaj per te transferuar te fjala nje kenqesi njerezore. Shkruaj kur cdo lloj gjesti me eshte i pamundur. Robert Krili

"Poeti i bukur" u lind ne ate pjese te botes ku njerezit urojne njeri-tjetrin vetem ne tri raste; kur u lind djale; kur rritet mezi i bukur; kur paraqitet ndonje poet.
F. Muhiq

Me torturonte fakti qe kjo lumturi nuk me kushtonte kurrfare mundi, kurrfare sakrifice... Me duhej lufte, kisha nevoje qe ne jete te na udhehiqte ndjenja, dhe jo, jeta te na udhehiqte ndjenjen.
Tolstoj

Gjate tere jete sime i kam pare fjalet sikur te isha duke i pare ato per here te pare.
Heminguej

Te dashurosh do te thote te jetosh me jeten e atij qe dashuron.
Tolstoj

E rendesishme eshte qe jeta te mos bjere ne nje kollajllek te rrafshte. Aty ku mungon perpjekja e lodhja, natyra s'eshte vecse materialitet trashaman, ndersa shpirti-fluiditet pa permbajtje. Por, aty ku natyra dhe shpirti qe kerkojne njeri-tjetrin me deshire, takohen, aty lind njeriu.
T. Man

Shkrimtari nuk mund te vihet ne sherbim te atyre qe bejne historine; ai eshte ne sherbim te atyre mbi shpatullat e te cileve rendon kjo histori. Ndryshe do te mbetej i vetem, do te mbetej edhe pa artin e tij.
A. Kamy

Cdo mur eshte nje porte.
Emerson

Cdo botim eshte nje akt dhe ky akt nuk mund t'i fshihet pasioneve te nje shekulli qe s'te fal.
A. Kamy

Deti, shirat, kerkesat, deshirat, lufta kunder vdekjes, ja cfare na bashkon te gjitheve. Ne i ngjajme njeri-tjetrit ne gjithcka shohim bashkarisht, ne gjithcka vuajme bashkarisht. Cdo njeri ka endrrat e tij, por realiteti i botes ku jetojme eshte atdheu yne i perbashket.
A. Kamy

Sikur e verteta te ndodhej jashte Krishtit, gje e pamundur, une me te te gjitha forcat do te lija te verteten dhe do perqafoja Krishtin.
Dostojevski

Ajo qe me tmerron ne vete vdekjen nuk eshte dhe aq humbja e se ardhmes, se sa humbja e se kaluares. Harresa eshte nje forme e vdekjes qe ekziston madje ne vete jeten.
M. Kundera

Nuk besoj ne Zot, por friken ia kam.
G.G. Markez

Te ndertosh nje ndarje per te qene / eshte me e zorshme se te ngresh nje piramide.
I. Kadare

Ata te cilet qe nga larg bejne sehir gladiatorin e vetmuar, qe vertitet ne arene, dhe kerkojne t'i bejne atij moral nuk jane vecse aleate me burokracine dhe njelloj si ajo heshturazi i urojne vdekjen shkrimtarit.
I. Kadare

Nga lindin perlat ne letersi? Nga c'dite, nga c'gra, nga c'Ana...?
I. Kadare

Te lulet nuk kishte pabesi...ato celnin ne kohen e duhur , ne rregull, ashtu sic u kishte hije. Natyra ishte besnike...natyra nuk ia mbathte.
E. M. Remark

Naten natyra ka qejf te rrije vetem. Nata eshte protesta kunder zgjebes se qyteterimit.
E. M. Remark

Te shkruarit eshte nje dhurate e qiellit, ndoshta eshte i vetmi ilac kunder vetmise. Por ndoshta eshte edhe shkaku i vertete i vetmise.
R. Shvarc

Dy rruge gjeta ne pyll e une mora me te parrahuren. Prandaj jam ndryshe.
R. Frost

Njeriu nuk behet shkrimtar ngase ka vendosur t'i thote ca gjera te vecanta, por ngase i ka zgjedhur per t'i thene ne menyre te vecante.
Zh. P. Sartri

Nje poet duhet te lere gjurme te kalimit te tij, jo prova. Vetem gjurmet te bejne te enderrosh.
R. Shar

S'ka rregull qe te mos thyhet per hir te "me se bukures".
Bethoven

Bota nuk eshte e atyre qe ngrohen, bota eshte e atyre qe digjen.
I. Toto

Ferri eshte kodi i pare penal i njerezimit.
Kadare

Tek une mund te gjesh nje njeri te i cli nuk mund te ngresh nje tjeter.
Breht

Ne kohe te tilla shpresa per t'u larguar na mban gjalle per te vazhduar endrren.
-nga nje film-

No comments: