h-Edonizmi
nga Alfred Lela
Edi Rama ka fituar 55 perqind te votave te atij 50 perqindeshi te qytetarve te Tiranes qe shkuan ne votime. Demokracite e medha e te vogla jane duke u perballur, tashme, me kete injorim qe zgjedhesit u bejne proceseve elektorale, qofshin keto vendore, a kombetare. Analistet shqiptare kane renditur nje topliste shkaqesh te humbjes se Olldashit dhe fitores se Rames per te anashkaluar nje qe, megjithese nuk eshte faktor politik, faktor eshte, prapeseprape. Hedonizmin. Cfare eshte hedonizmi? Sipas Jeremy Bentham ne "Nje prezantim i Parimeve te Moralit dhe Legjislacionit", hedonizmi motivacional eshte metimi se kenaqesia ose dhimbja na motivon. Hedonizmi normativ eshte metimi se te gjitha, dhe vetem kenaqesite kane vlere, ndersa te gjitha, dhe cdo dhimbje eshte e pavlere.
Votuesit e kryeqytetit, por edhe te qendrave te tjera te medha shqiptare, si ne rrathe koncentrike i jane nenshtruar asaj rrenqethjeje kenaqesie misheruar ne stilin e zotit Rama. Fotografite cullak te kryetarit te socialisteve kane qene ndoshta qershia ne torte.Autori i ketyre radheve ka qeshur me shkrimet e gazetave te majta te Tiranes sipas se cilave Edi Rama ka fituar me shume pike pas publikimit te pamjeve te tij me gjenitalet perjashta. Rezultati i zgjedhjeve te 18 shkurtit i dha te drejte shtypit prane kryetarit te PS-se. Ky stil i Rames, e kuqe-verdhe-portokallija e fasadave te pallateve, ngjyrat e pakombinuara te veshjes se tij, bashkejetesa me ish-te dashuren e nje te forti, interpretimi i nje kenge hip-hop me nje grup adoleshentesh, e te tjera si keto kane perkuar me prirjet e asaj pjese te Tiranes qe votoi pro tij. Rama eshte perftuar si "sjellesi i kenaqesive". Ngjyrat e ndezura te Rames perballe nje Berishe njelloj energjik, por te drunjte e konservativ, dhe nje Olldashi te ngjashem me shefin e tij, te ndihmuar edhe nga luzma e mediave te majta, e kane bere punen e vet.
Prirjet hedoniste te shqiptareve nuk kulmojne sot per here te pare. Kjo dhenie ndaj kenaqesise dhe kollajllekut te nje jete prej "ylli" (a "firme" ne dac te perdoresh nje term krejt albanez) u pa edhe ne reagimin ndaj firmave piramidale ne mes vitet '90-te. Endrra e pasurimit te fet-e-fetshem i gjunjezoi shqiptaret para nje jevge si Sudja, ploje qe sigurisht ndodhi nen oren e zotit Berisha, asokohe president.
Ndoshta kjo do ta geto-izoje Shqiperine. Vendi mund te kthehet ne njefare demokracie latino-amerikane, ku cdo gje qe ndodh jashte kryqytetit eshte irelevante. Levizjet migruese brenda dhe jashte shtetit do te jene zgjidhje te perkohshme. Veriu do izolohet edhe me tej, dhe gjithnje e me shume do shohe nga Prishtina. Folklorizmit te formules rilindase "pa dallim feje, krahine e ideje" mund t'i shterret uji.Shenjat e kesaj jane nderkohe gjithkund. Analistet e se majtes kane nxituar ta karakterizojne voten e 18 shkurtit per socialistet si "fitore te zonave te ndricuara te Shqiperise". (Me kete, ata, sigurisht, nuk kane ndermend furnizimin me energji elektrike.)
Keto do te jene llogarite e medha te Edi Rames. Jeta e tij prej liberali tiranas ka mbaruar me 18 shkurt te vitit 2007. Ai eshte, tani, shqiptar. Demagogjia dhe arroganca, gje te cilen ai duhet ta dije, qene spikame e Fatos Nanos. Sali Berisha do vazhdoje ta shprehe te djathten shqiptare sa kohe qe kreret e majte do kene lincimin e tij si kryefjale te luftes politike. Cfare ka te re ne ate se e majta shqiptare vazhdimisht e ka pergjakur te djathten e saj? Qprej Mbretit Zog e ketej.
Kultura e punes, dhe jo ajo e barrikadave dhe hedonizmit, do te deshmoje nese e majta, dhe krejt vendi, e ka gjetur liderin e saj te Edi Rama.
Botuar ne "Fletore shqiptare", mars 2007
www.fletore.com
Friday, March 09, 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment