Tuesday, May 08, 2007

Konsulli

nga Alfred Lela

Gjithcka kalon permes grave. Integriteti i burrave, gjithshtu. Bjondja e ulur ne barin e "Abe & Loui" ne Boston eshte nje prej atyre grave te cilat nuk e kane sensin e kohes. Kjo, sepse edhe kur jane ne te dyzetat kujtojne se jane ende ne rinine e pare. Me njefare te drejte, persa ato vazhdojne te jene te bukura. Ajo i tregon bashkebiseduesit te saj se si pre e saj jane bere burra te bukur e te pasur; modele, pronare restorantesh te medhenj, e te tjere. Kur ajo permend Andon Athanasin, bashkebiseduesi behet papritur i interesuar. Nje feksje djallezore i thote ta pyese "te riun a te vjetrin". Por jo.
Pra ti paske dale me shqiptare?Me shqiptare? Jo! Andoni eshte grek nga Athina.Bashkebiseduesi i shpjegon se Andon Athanasi, i riu, eshte ne fakt djali i madh i nje shqiptari me te njejtin emer, i cili u shperngul nga Shqiperia qe ne vegjeli. Gruaja, le ta quajme Monika per ta shmangur cilesorin e vakumte-bjonde, nuk pa ndonje gje te keqe ne kete shkembim identitetesh. Ajo ishte italiane dhe sipas saj "everybody wants to be italian". Andon Athanasi, i riu, jo. Ai dashka te jete grek. Dhe kjo, afermendsh, eshte e drejta e tij. Cka eshte e padrejte ka te beje me vetekandidimin e tij per vendin vakant te konsullit te nderit te Shqiperise ne shtetin e Masacusetsit. Titull i mbetur pa te zot pas vdekjes se babait te tij, te ndjerit Andon Athanasi, plaku. Restoranti i plakut, qe tashme u ka kaluar te bijve, ka qene perhere nje dere e hapur per shqiptaret. Nje institucion, i cili u ka mesuar shumeve abc-ne e Amerikes. Aty jane falur shqiptaret e sapozbritur ne Token e Premtuar pa asnje fjale te anglishtes ne fjalor, apo dhe presidentet, kryeministrat, disidentet, te ngriturit e te rrezuarit. Pjese e kesaj panorame te ndezur nuk ka munguar te jete edhe Athanasi i ri, ne fytyren e te cilit nuk mund te rrije pa e shquar ate padurimin ndaj shqiptareve. Nje lloj bezdie qe, po, e sheh vetem ne fytyrat e grekeve. Ne nje prej sirtareve te Ministrise se Jashtme ne Tirane, fle nje dosje me kandidatet per Konsull Nderi te Shqiperise ne Boston. Mes tyre ndodhet emri i Andon Athanasit. Ministri Mustafaj, kryeministri Berisha dhe presidenti Moisiu nuk do duan qe kurdo te vizitojne Bostonin te shtrengojne duart me nje njeri i cili do t'i perqeshe pas shpine. Ne liste ka edhe emra te tjere. Van Christo, nje amerikano-shqiptar, i cili, eshte nder te tjera, themelues i Frosina.org dhe Stefan Kochi, kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan per Bostonin. Te dy keta burra mund t'i shohesh ne krah te emrit "Konsull Nderi i Shqiperise". Edhe sikur vetem per faktin e thjeshte se ata e kane per nder qe jane shqiptare.

Botuar ne gazeten "Korrieri", prill 2007

4 comments:

Anonymous said...

I am new to the forex market and am looking for a good trading system that actually works. Can someone point me in the right direction please?
[url=http://forexrobot-review.info]best forex software[/url] [url=http://www.jenyc.com/forum/showthread.php?p=42075#post42075]unlock iphone[/url]

Anonymous said...

Hey I'd like to congratulate you for such a terrific quality site!
Just thought this is a perfect way to introduce myself!

Sincerely,
Sage Brand
if you're ever bored check out my site!
[url=http://www.partyopedia.com/articles/beach-party-supplies.html]beach Party Supplies[/url].

Anonymous said...

Hello I'd like to thank you for such a terrific quality site!
Just thought this is a nice way to make my first post!
In order to gain wealth it is usually a smart plan to begin a savings or investing system as early in life as feasible. But don't worry if you have not began saving your capital until later on in life. Through honest work, that is consulting the best investment vehicles for your cash you can slowly but surely increase your riches so that it amounts to a sizable amount by the time you want to retire. Review all of the applicable asset classes from stocks to real estate as investments for your money. A well diversified portfolio of investments in a wide range of asset classes will help your money climb through the years.

-Clare Grafton
[url=http://urwealthy.com]currency exchange rates[/url]

Anonymous said...

top [url=http://www.c-online-casino.co.uk/]free casino[/url] brake the latest [url=http://www.casinolasvegass.com/]free casino bonus[/url] autonomous no set aside reward at the best [url=http://www.baywatchcasino.com/]baywatch casino
[/url].