Tuesday, May 08, 2007

Projekti "Shkodra"

Gazeta "Korrieri", E Hene, 07 Maj 2007

Nga Alfred Lela

Shkodra eshte nje nga gabimet e medha te se djathtes shqiptare. "Dezertimi" i deputetit demokrat Gilman Bakalli eshte shenje e kesaj. Edhe nese, prape, duam t'i fusim ne pune teorite e konspiracionit, e te metojme se largimi i tij prej radheve te mazhorances u be per arsye personale, kapitali politik, terheqjeje vemendjeje e te tjera. Gjesti i zotit Bakalli ka, si te gjitha gjestet, simboliken e tij dhe eshte kjo qe na intereson kete rast. Ne marrdheniet e se djathtes me kryeqendren e Veriut ka patur gjithmone nje handikap. Eshte ajo qe ne gjuhen angleze konsiderohet si "taken for granted" dhe qe ne shqip, sipas nje perkthimi qe nuk mund te jete krejtesisht besnik, do me thene "e sigurte". Kryeministri Berisha, si tani apo dhe ne kohen kur ishte president i vendit, eshte mjaftuar me shperblimin e antikomunizmit te shkodraneve me ane te perfaqesimit politik te rangut te larte. Duke zevendesuar keshtu projektet per zhvillimin e Shkodres me poste per perkedheljen e perfaqesuesve te saj politike. Harta qeverisese e PD-se ka patur gjithmone vende per shkodranet gje qe eshte jo vetem e merituar, por edhe e kuptueshme kur vjen puna tek ndarja e pushtetit. Partia Demokratike duke u dhene shkodraneve poste te rendesishme ka zgjidhur vetem nje pjese te problemit; ate politik. Shmangia e asaj qe duhet te jete prioriteti i cdo force qeverisese, menaxhimi i problemeve ekonomike dhe sociale rezulton te jete nje loje e humbur e te djathteve. Nje nga qytetet e medha te Shqiperise vazhdon te jete i lene pas dore dhe mungesa e vemendjes do te kete cmimin e saj jo vetem per fatin e se djathtes, por per vete qytetin. Shkodra interpreton ne njefare menyre teorine evolucioniste 'me i zoti mbijeton' dhe kjo mbijetese kuptohet si migrim brenda vendit apo mergim jashte tij. Boshatisja dhe harresa e, padyshim, qytetit me te ndricuar te Shqiperise do te thote shume rreth se djathtes, dhe pse jo, shqiptareve. Ka te beje me ate se si sillemi ne me vlerat dhe si i interpretojme ne ato. Postulatet folklorike 'shkoder locja', 'keshtjella e antikomunizmit', 'djepi i kultures' te pashoqeruara me projekte konkrete per rindertimin, rigjallerimin dhe rivitalizimin e Shkodres nuk jane gje tjeter vecse hi syve. Shkodraneve, sic te gjithe e dime, nuk mund t'u hidhet hi syve. Per te perdorur fjalet e deputetit Bakalli, Shkodra nuk mund te rrehet me autobusin e deputeteve te cilit i grah zonja Topalli. A mund qe ky mjet politik ambulant te kthehet ne nje Zyre (a Projekt) per Shpetimin e Shkodres? Deputetet dhe perfaqesuesit e shtetit mund te sherbejne si lobbing politik per thithje investimesh nderkohe qe individe nga arti dhe kultura te bejne nje bashkerendim te aksionit kulturor. Ndoshta dicka te tille mund te synoje zoti Bakalli ne vend te asaj ikjes inatcore dhe shpalljes se "pavaresise". Ndoshta zonjat Topalli e Trashani mund t'i bashkohen kesaj nisme duke kerkuar para se gjithash ndihmen e kryeministrit. Ne fund te fundit, kush me mire se Shkodra dhe shkodranet e shprehin te djathtin shqiptar? Arketipin politik dhe kulturor te tij. Nje hapesire qe eshte konsideruar qytet panderprerje gjate gjithe historise dhe, po panderprerje ka perfaqesuar shtrirjen iliro-arbo-shqiptare. Qender e katolicizmit qe ka sherbyer si ure e patjetersueshme e lidhjeve me Perendimin. Vademekum kulturor me nje radhe te pafund emrash te formatit kombetar dhe sigurisht, padurimin ndaj komunizmit. Keto shenja kane qene perhere aty te ndritshme dhe fatlume. Nje Projekt per Shkodren eshte gjithe cka duhet per te mos i lene ato te vdesin.

No comments: