Tuesday, May 08, 2007

Nje histori pa heronj

Gazeta "Korrieri" E Hene, 23 Prill 2007

Nga Alfred Lela

Rendesia e ngjarjeve me se shumti percaktohet nga prania ne to e heronjve. Keta te fundit jane pala ngadhnjyese mes nje tresheje ku, gjithashtu, spikasin viktimat dhe agresoret. Nje ngjarje e koheve te fundit e ndodhur ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, megjithate, ka qelluar te mos kete as edhe nje hero per be. Palet jane, perseri, tre dhe qe te trija i perkasin entitetit te viktimes. Behet fjale per incidentin e zhurmshem te publikimit te nje gjysmeafere te nje studenteje dhe profesorit te saj ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Tiranes. Skenat u bene publike nga "Fiks Fare" njefare versioni shqiptar i "The Daily Show" te komedianit amerikan Xhon Stjuart, te transmetuar ne stacionin televiziv "Comedy Central". Te nesermen dhe ne ditet ne vazhdim, episodi "u zbardh" nga pothuajse te gjitha gazetat e perditshme te kryeqytetit ku analistet nxituan te derdhin edhe me shume boje opinioni ne kete histori qe edhe keshtu e kishte faqen te zeze. Te gjithe e denuan aktin e profesorit i cili na paskerka kerkuar favore seksuale ne kembim te nje note kaluese per studenteshen e tij. Ndokush permendi edhe cenimin e privatesise se qytetarit duke e denuar aktin prej paparazz-esh te nje media-je qe meton te jete me popullorja dhe seriozja ne Shqiperi. Vajza, e cila perbente elementin kyc te kesaj historie me "te kapur ne flagrance", pothuajse nuk u permend, ose shkarazi iu mvesh cilesori "viktime". Le te behemi dreqer me brire dhe te shikojme pas "viktimes" qofte edhe njehere te vetme ne jete. Jo prej kenaqesise qe na sjell gjaku ne gojen e te rrezuarit perdhe, por per te interpretuar ate pjese te se vertetes qe lihet jashte ne emer te nje tjeter simptome te zgjebes liberale; te qenit politikisht korrekte. Viktima kesaj here eshte nje vajzuke, studenteshe njezet e ca vjecare, e cila, bash kur semestri eshte ne mbyllje te tij, fillon e kerkon derman per notat e saj pakaluese te cilat ne fund te vitit do t'i japin emrin "ngelese". Nuk mund t'i paragjykosh ngelesit; ata jane njerez simpatike, qenie te rremujshme dhe inteligjente qe oret e leksioneve i kthejne ne ore konjaku e filozofimesh. Por keta, bash, ne saje te inteligjences dhe, ndoshta, te leximeve jashteshkollore ia dalin te mbijetojne. Ngelesja jone ngaqe ndoshta nuk e ka kete kut inteligjence vendos ta zevendesoje me dy a tre kut shale. Qasja me profesorin, pergatitja e skenes, akti i pare i pafajesise e, me vone akti i fundit ne shtepine e kusherires, ngashnjimi i llojit vjellandjelles "e kam per here te pare", e te tjera e kthejne "viktimen" ne agresor. Ndoshta oret e shpenzuara per pergatitjen e strehes per takimin me profesorin qe vullnetarisht do jepte "leksione", jo ne nje, por ne kater a pese lende, mund te perdoreshin per te ulur koken ne libra. Ose, ose, pranimi i humbjes, nje virtyt i harruar, ky, ne kete boten tone te shekullit te njezetenjete dhe, fshirja e te gjithave me guximin e nisjen nga fillimi dhe persembari. Nese vajza e historise ne fjale do kishte marre kete shtegun e fundit, sigurisht ajo nuk do te ishte personazh i medias. Ajo do qe vetem nje heroine e heshtur dhe me vete. Nje prej atyre njerezve ne zhdukje e siper qe nuk duan ta mundin sistemin, por vetem shpresojne se mund ta permiresojne ate me ane te permiresimit te vetes. Per te mberritur keshtu tek media, e cila nuk duhet ta synoje tregun me ane te kodoshllekut. Vendosja e kamerave dhe aparateve pergjues ne banesat e qytetareve behet vetem kur ti ke marre nje leje nga prokuroria dhe synimi eshte mbledhja e informacionit ne te mire te shtetit dhe shoqerise. Shkembimet seksuale brenda kater mureve mes nje mashkulli dhe nje femre, asnjeri prej te cileve nuk eshte i mitur, apo nuk ushtron force, nuk jane asgje me shume se nje shkembim seksual. Ne te gjitha kohet dhe gjithkund; ne Amerike, Shqiperi apo Zululand.

No comments: