Saturday, April 29, 2006

Ikja e zotnise*...

-shenime per vdekjen e Andon Athanasit-


Pikepjekjet tona me vdekjen e marrin hopa iluzionin e madheshtise. Shtati voclak qe dergjet brenda kofinit ne kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne South Boston e perforcon kete ide. Antoni Athanas i ka duart e kaperthyera tashme. Bie shi (si do zoti vete) dhe makinat jane parkuar dyshe ne Broadway. Na duhet te pershendesim njerezit ne te djathte, pastaj te bejme pak majtas, te shkruajme emrat ne liberthin ngjyre kabernet te vizitave, te shohim shkarazi per nga busti i Fan Nolit dhe te capojme drejt deres se brendshme te kishes. Nje dyshe tjeter pritesish shtrengon duart me ne dhe shenjon majtas. Ne krye te vendit dallohet kaska me dru fin dhe bardherima e akullt e cohes qe e vesh perbrenda . Pastaj vjen njeriu. Bejme kryq me syte nga duart e mbledhura ne peqi dhe lutemi perpak. Ne ate ndoshta minute na prakalon nder kujtese jeta e burrit te shtrire per se fundi. Tetedhjete e shtate vite me pare, femija i vdekur tashme, pati lene Trebicken ne kurrizin
e nje mushke. Vetem pese vjec, bashke me te emen dhe kushedi c'sille te varfer ne torbe. Po ky femije vite me vone do ta shnderronte vaktin e tij te paplote te ushqimit ne shtateqind mije dreka te bollshme. Ky eshte numri i perafert i racioneve te sherbyera per vit ne restorantin e tij "Anthony's Pier 4", sipas "Boston Globe". E leme te Ikurin e Madh me nje shikim nder sy qe sikur do te thote "lamtumire" dhe capojme mbrapsht. Djemte. Nje. Dy Tre. Kater. Shtrengojme duart me te gjithe dhe peshperisim frazen tejet te lehte "me vjen keq per humbjen tuaj". E bejme gjithe kete shpejt e shpejt a thua se ata do te donin te flisnin per gjera qe do ta benin me pak tragjike vdekjen ne fjale. Ulemi ne nje prej stolave te drunjte te kishes dhe i hedhim nje sy fletushkes qe na zgjaten ne krye te heres. Katerfaqeshi eshte mbushur me idilizma qe as vdekjet e medha nuk mund tiu shpetojne dhe nje poezi e G. Rosetti-t qe i ben me sentimentale keto vdekje. Hedhim syte perreth. Nje cift zezak, funksionare te larte lokale, burra e gra ne moshen me te vone te mundshme dhe dita qe vdes pertej dritareve. Me ze te ulet i kthehemi prape kuvendimit mbi te ikurin. Boston Globe e hapi numrin e se shtunes me vdekjen e Antoni Athanas si lajm te dyte. Vijuar nga nje faqe e plote speciale. Fakti qe athanas ishte nje emigrant nag Shqiperia dhe arriti te behej nje nga biznesmenet me te fuqishem ne vend dukej se ishte
kryefjala. E gjithe kjo per te ilustruar te sapovdekurin si shembull te Endrres Amerikane. Miq te plakut, senatore dhe biznesmene te Bostonit e quanin Athanasin nje ABC te qytetit. Ikone. E keshtu me rradhe. I pyetur njehere per Mercedesin e tij luksoz, i pat thene bashkebiseduesit se nuk i kushtonte shume rendesi makinave, ato vetem te cojne nga nje pike ne tjetren. Por ky mjet ishte shume me mire se sa kurrizi i mushkes me te cilen pati lene Shqiperine, vazhdonte ai. Per ta kuptuar rendesine ekonomike te shqiptaro-amerikanit majft te permendet shuma e humbur ne nje gjyq per token perreth restorantit te tij te famshem ne gjirin e Bostonit. Njeqind e pesedhjete milione dollare shkuan ne llogarine e nje firme nga Cikago. Shuma te tilla gjithsesi do qene vetem numra po te anashkalohej fakti se Athanas qe busulla e shqiptareve te ardhur ne Boston dhe rrethina. Te gjithe ardhacaket kane trokitur se pari ne deren e tij. "Anthony's Pier 4" mbetet per ta shkolla e pare e anglishtes ne Amerike. Vademekum-i i njerezve qe linin boten e vjeter per te rene. Me besimin " shpresa per te ikur na mban gjalle per ta vazhduar endrren". Tani eshte fundmaj. Gjeografia e gjerave nuk eshte luhatur kushedi. Por nje shpirt i ka ikur trupit ku banonte per tu perseritur. Dashte zoti ai shpirt behet trupi i nje femije diku ne nje fshat te Jugut te Shqiperise. Nese ndodh kjo, atehere mund te fleme te qete, zoti Athanas. Udha e mbare te qofte!

*Zotni- Keshtu e therrisnin mes veti shqiptaret qe punonin ne restorantin e
tij. Emri me ngjyrim geg , edhe pse Athanas rridhte nga Korca, e ka burimin
nga punetoret me te vjeter te Pier 4, te cilet vinin nga krahinat shqiptare
te Malit te Zi. Nje tjeter emer i perdorur shpesh ishte "plaku". Por te
gjithe i drejtoheshin atij "Mister Athanas".

Alfred Lela

Maj 2005
Botuar ne Gazeten "Shekulli"

No comments: