Saturday, April 29, 2006

Poezi



Vulgare eshte dashuria




Dashuria eshte fluturimi i thikte i nje sekonde.
Dashuria eshte togu i gjithe gjerave qe na duhen.
Dashuria eshte piskame.
Dashuria eshte libri, mjeti dhe qellimi.

Dashuria nuk eshte dite jave;eshte e shtune a e diel, medeomos.
Dashuria nuk eshte e thelle;mund ta shenjosh vetem me nje monedhe.
Dashuria nuk eshte e shenjte; e perditshme dhe vulgare eshte dashuria.
Dashuria nuk eshte qiellore; vetem mendimi eshte i perkore.
Dashuria eshte e pashpjegueshme; vetem gjerat qe shihen jane te tilla.
Dashuria nuk eshte libri, mjeti as qellimi.






Nje cope here





Jam ketu me vetmi martincamase nder duar;
zemer te paplote,
fjale ere,
me dyshimin, vrima e te cilit me fut uje ne trup.
Kryekreje.

Nuk kam atdhe,
e, as atdheu nuk me ka.
I kam perzene nga endrra te paret e mi, folkun
bashke me femijet dhe gruan e projektit.

Rob shtysash te vjetra jam papra.
Kahe te reja me prijne kah moskundi.
Jam ujku i vjeter me tesha te reja urbane;
Actae diurna,
verba mundi,
ex libris,
nje cope here.






Nderkaq






Nuk jam zgjidhja, por as problemi i hapur paq.
Jam koha e vetmise dhe busulla e eres,
gozhda ne kryq, vrima e ozonit;
ajri qe merr fryme nderkaq.

Tingulli qe hapet si aksiome, a kupeqiell ne dac
me nje jehone qe ne hone ben vend;
ky eshte kuptimi, jeta e kuptimit
dhe Krishti qe ringjallet nderkaq.

Jam e shtuna e nje jave qe terhiqet zhgaq
qytet-shteti dhe Muri i Madh Kinez
australiania e bukur Bronwyn Webster
dhe Iliada qe shkruhet nderkaq.






Per B.W.





Ajo u be e dashura ime ne nje menyre te papritur.
Per befasine nuk mund te flasesh pa kaluar dy mote
dhe dashuria,
oh, dashuria
eshte perplasje qepallash dhe frymemarrje e shpejte.

Jeta me pas pat me shume mengjese
omeleta, kafe me qumesht dhe gugitjet e buzeve te saj.
Ajo u be e dashura ime ndersa qeshe duke pritur dashurine e madhe.

Iu ktheva librave per te gjetur pergjigjet e pyetjeve te kahershme
dhe, prape nje befasi si nje turr-shi vere;
anglishtja nuk e permbaka fjalen "e dashur".

Ajo u be e dashura ime ne nje menyre te papritur.
Une qeshe burri i ri ne prag te te tridhjetave
dhe, dashuria
oh, dashuria
qe nje zemer e djegur shperndare neper ere.


Boston, dimer







Do te jem






Do te jem nje jete dhe nje vdekje tjeter.
Borgesi me fytyren si monedhe pluskuese brenda kokes time.
Do te jem nje qytet dhe nje kryengritje,
nje ulli Kruje,
nje amfore e vjeter ilire dhe nje vjershe,
nje hidrocentral dhe nje meshar,
nje bese e dhene dhe nje qiell bore,
nje makine Jaguar,
te gjitha aktet shnderruese,
dhe me.

Do te jem sikur ti perkisja nje bote tjeter.








I rregjuari






Une jam ai qe rregjohet, ai qe bie.
Jam kujtimi i gjithshkaje te shkuar, vegimi i gjithckaje te ardhshme;
Muri si zemer dhe zemra si vele.
Jam kafeja e lene pergjysme, perdehapja e drojtur,
teatri, maska dhe thika e ngulur passhpine.

Une jam ai qe ka qene dhe ai qe do te jete.
Papushim, hovshem, zemerueshem si nje turr-shi vere.

Ai qe rregjohet, pra, eshte ai qe perseritet.
Poshte qyteterimeve te kahershme shtrihet e ardhmja jone
me ndryshkun e monedhave qe s'blejne asgje vec kujtimit te mbytur te jeteve te shkuara.
Ai qe rregjohet eshte piktura ne murin perballe;
i sheh te gjitha ngjarjet pa levizur, pa marre pjese, pa bezajt.
Megjithate, ai qe rregjohet eshte ai qe ngrihet.
Mepermes nje te nesermje shkelqimi i se ciles, fshehtas, si nje thike ne mill,
na buzeqesh.

Ne Boston ndoshta. Ndoshta ne Troje ndodh kjo qe une po shkruaj,
apo ndoshta ajo qe ndodh atje me shkruan mua.

Sepse une une jam copeletra.



Alfred Lela
Prill 2006

No comments: