Koment - Sëmundja e tokës
Botuar ne gazeten "Shekulli"
Ajo qe nga mjeket konsiderohet si epilepsi - perpelitjet, rrotullimi i çrregullt i syve, britmat dhe shkumezimi i gojes - nder shqiptaret e vjeter njihet si semundje toke. Shenja te ketilla jane shfaqur qe prej dy javesh ne mediat dhe politiken greke. Keto makthe kane kulmuar te dielen e kaluar kur presidenti Papulias refuzoi te takohej me homologun shqiptar, Moisiu, ne qytetin bregdetar te Sarandes. Arsyeja zyrtare emetuar edhe nga nje deklarate e Ministrise se Jashtme te vendit fqinj, qe siguria. Mediat greke iu kthyen avazit qe ato dine me mire; ndertimi i skenareve fiction dhe shtremberimi i etnogjeografise. Saranda shnderrohej ne Ahtoi Saranta dhe presidenti grek pikturohej me ngjyra qe tradicionalisht i kane munguar identitetit grek; ato te trimerise. Qellimi i ketyre radheve nuk eshte epizmi ose jo i veprimit te z.Papulias. Shtysat ose disa prej tyre qe e detyruan bujtësin e Athinës të kthehet prapa, perbejne thelbin e kesaj perpjekjeje me shkrim. Rikthimi i Kosoves ne qender te vemendjes euroamerikane me hapjen e negociatave per statusin e krahines ende nen Serbi, i ka zgjuar demonet e fjetur te ndergjegjes politiko-nacionaliste te Athines. Sinjalet qe Perendimi ka leshuar me caktimin e Ahtisarit dhe me pas dalja ne skene e Sllovenise, e cila deklaroi haptazi se i vetmi status i pranueshem per Kosoven eshte pavaresia, nuk jane pritur mire. Sllovenia, nje vend katolik, i sapopranuar ne BE, qe padyshim gezon mbeshtetjen e Austro-Gjermanise dhe me tej, Vatikanit. Kjo thike me dy teha ka vene keshtu ne levizje jo vetem shtetin grek, por edhe Patriarkanen. Roli i Ljubjanes (nje emer qe prinderit e vajzave te sapolinduara kosovare ndoshta duhet te marrin ne konsiderate) nuk eshte pra nje zgjedhje e pafajshme e llojit "zoti si makine". Ose te pakten ky ka qene perceptimi grek i ketij pozicioni. Ja edhe pyetjet. Pse Sllovenia? Pse nje vend ballkanik? Pse jo, ne? A harruan evropianet se dielli i Ballkanit lind e perendon ne Athine? E te tjera. Ky spostim i Athines nga tryeza e bisedimeve per statusin e Kosoves eshte lajmi me i keq qe nga viti ‘99 kur NATO, pavaresisht protestave greke, vendosi te çele fushaten e bombardimeve mbi Serbine. Me tej ende, shenjat nga te gjitha krahet parathone nje Kosove te pavarur. Rrjedhimisht rritje te faktorit shqiptar ne Ballkan dhe nje nderrim jo te larget pozicionesh. Ne boten e tregjeve te hapura numrat luajne nje rol te dores se pare dhe dyfishimi i rendesise se Shqiperise ne arenen ballkanike nuk eshte ogur i mire per greket. Gjepolitika e siujdheses ballkanike do te pasqyroje ne fakt raportin e forcave ne kontinentin plake. Amerika gjithnje e me shume do te kerkoje nje partner te forte evropian per t’u marre me rajonin problematik, komoditet qe do t’i lejoje superfuqise te perqendroje te gjitha forcat ne Irak e Afganistan. Ky partner sigurisht nuk do të jete Franca, per sa kohe Bush do të kete pushtetin. Ky vend do te jete Gjermania, pozicioni i se ciles pas ardhjes ne pushtet te Angela Markel, do te ndryshoje. Kancelaria e re pati deklaruar se vendi teuton duhej ta mbeshtesete me trupa nismen amerikane ne Lindjen e Mesme. Strategjia e moçme gjermane per t’i ngritur barrikada ndikimit sllav ne Evrope dhe sidomos shtrirjes se tyre gjeografike, ka kaluar ne sa e sa perpunime, klishe, terheqje e rikonfigurime, por thelbi eshte aty. Influenca austro-gjermane dhe nje skajim i perandorise se vjeter habsburgase, do te shtrihet ne Ballkan permes Sllovenise, Kroacise dhe Kosoves. Serbia do ta harxhoje pjesen me te madhe te energjise se saj politike ne fushaten e sapohapur te bisedimeve per statusin e Kosoves. Fantazmat e betejes se Fushes se Mellenjave, manastiret dhe marshalli Tito bashke me kriminelet e luftes te kerkuar nga Haga do te luajne pjesen e tyre brenda dhe jashte teatrit te negociatave. Me ndergjegje ose jo, bisedimet do ta tehuajezojne edhe njehere tjeter Serbine me Perendimin. Po kaq kohe do t’i duhet ish-perandorise dushanase te dale nga mjegulla e te shohe veten ne pasqyre pa kompleksin e shtriges se bukur. Qendrimet e Greqise do të behen gjithnje e me nervoze, pasi Perendimi nuk do lejoje qe emocionet panortodokse te behen zgjidhje panortodokse. Mediat greke, si perhere, do të nxjerrin kriminelet e vegjel shqiptare ne faqe te pare; policia do te kercenoje me operacione te tjera "fshesa", qeveria protesta rreth kinse keqtrajtimit te pakices greke ne Shqiperi dhe perhere e me shume cilesim te elementit shqiptar si bartes i integralizmit islamik. Formulat e vjetra do te jene zevendesuar nderkohe me zgjidhje te reja. Shqiptaret, maqedonasit, malazezet, kroatet dhe sllovenet do të jene duke pritur demokratizimin e politikes se jashtme te Serbise dhe Greqise ne nje Ballkan qe pret te behet evropian.
Malesoret e veriut shqiptar do te vazhdojne ta perdorin termin epik "semundje toke" per te gjitha epilepsite. Ne te gjitha kohet.
08/11/2005
KATEGORIA: Analiza
Thursday, April 27, 2006
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
hi, alfredlela.blogspot.com!
[url=http://cialisdec.fora.pl/] cialis rezeptfrei[/url] [url=http://cialisded.fora.pl/] cialis [/url] [url=http://cialisdee.fora.pl/] cialis bestellen [/url] [url=http://cialisdef.fora.pl/] cialis bestellen online[/url] [url=http://cialisdeg.fora.pl/] cialis bestellen rezeptfrei[/url] [url=http://cialisdeh.fora.pl/] cialis bestellen ohne rezept[/url]
Post a Comment