Konsulli
nga Alfred Lela
Gjithcka kalon permes grave. Integriteti i burrave, gjithshtu. Bjondja e ulur ne barin e "Abe & Loui" ne Boston eshte nje prej atyre grave te cilat nuk e kane sensin e kohes. Kjo, sepse edhe kur jane ne te dyzetat kujtojne se jane ende ne rinine e pare. Me njefare te drejte, persa ato vazhdojne te jene te bukura. Ajo i tregon bashkebiseduesit te saj se si pre e saj jane bere burra te bukur e te pasur; modele, pronare restorantesh te medhenj, e te tjere. Kur ajo permend Andon Athanasin, bashkebiseduesi behet papritur i interesuar. Nje feksje djallezore i thote ta pyese "te riun a te vjetrin". Por jo.
Pra ti paske dale me shqiptare?Me shqiptare? Jo! Andoni eshte grek nga Athina.Bashkebiseduesi i shpjegon se Andon Athanasi, i riu, eshte ne fakt djali i madh i nje shqiptari me te njejtin emer, i cili u shperngul nga Shqiperia qe ne vegjeli. Gruaja, le ta quajme Monika per ta shmangur cilesorin e vakumte-bjonde, nuk pa ndonje gje te keqe ne kete shkembim identitetesh. Ajo ishte italiane dhe sipas saj "everybody wants to be italian". Andon Athanasi, i riu, jo. Ai dashka te jete grek. Dhe kjo, afermendsh, eshte e drejta e tij. Cka eshte e padrejte ka te beje me vetekandidimin e tij per vendin vakant te konsullit te nderit te Shqiperise ne shtetin e Masacusetsit. Titull i mbetur pa te zot pas vdekjes se babait te tij, te ndjerit Andon Athanasi, plaku. Restoranti i plakut, qe tashme u ka kaluar te bijve, ka qene perhere nje dere e hapur per shqiptaret. Nje institucion, i cili u ka mesuar shumeve abc-ne e Amerikes. Aty jane falur shqiptaret e sapozbritur ne Token e Premtuar pa asnje fjale te anglishtes ne fjalor, apo dhe presidentet, kryeministrat, disidentet, te ngriturit e te rrezuarit. Pjese e kesaj panorame te ndezur nuk ka munguar te jete edhe Athanasi i ri, ne fytyren e te cilit nuk mund te rrije pa e shquar ate padurimin ndaj shqiptareve. Nje lloj bezdie qe, po, e sheh vetem ne fytyrat e grekeve. Ne nje prej sirtareve te Ministrise se Jashtme ne Tirane, fle nje dosje me kandidatet per Konsull Nderi te Shqiperise ne Boston. Mes tyre ndodhet emri i Andon Athanasit. Ministri Mustafaj, kryeministri Berisha dhe presidenti Moisiu nuk do duan qe kurdo te vizitojne Bostonin te shtrengojne duart me nje njeri i cili do t'i perqeshe pas shpine. Ne liste ka edhe emra te tjere. Van Christo, nje amerikano-shqiptar, i cili, eshte nder te tjera, themelues i Frosina.org dhe Stefan Kochi, kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan per Bostonin. Te dy keta burra mund t'i shohesh ne krah te emrit "Konsull Nderi i Shqiperise". Edhe sikur vetem per faktin e thjeshte se ata e kane per nder qe jane shqiptare.
Botuar ne gazeten "Korrieri", prill 2007
Tuesday, May 08, 2007
Zbythja e “Aksionit civil”
Gazeta "Korrieri", E Diele, 08 Prill 2007
nga Alfred LELA
Po të jesh duke kërkuar fajtorët për atë çka ndodhi në Shqipëri në fund të ‘96-ës dhe fillim të ‘97-ës, periudhë e cila kulmoi me muajin mars, mos e zhvendos vëmendjen nga klasa politike. Të dy krahët e spektrit e celebrojnë marsin si muajin e tyre. Socialistët si shpëtimtar, ndërsa demokratët si viktima. Të parët madje, e kanë pasuruar pretendimin e tyre edhe me një libër të titulluar "Humnerë ‘97", autor i të cili është kush tjetër, zoti Bashkim Fino, ish-kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Në intermexo, të majtët na kanë shërbyer burrin e një gruaje që drejtoi një prej firmave piramidale bashkë me reagimet zinxhir të shkaktuara paskëtaj në mediat e Tiranës. Demokratët nga ana e tyre na e kanë ofruar shpëlarjen televizive të ndërgjegjes së tyre me anë të gjeneralit Agim Shehu dhe ish-shefit të SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Përdorimi i historisë si mjet përfitimi politik nuk është as risi dhe asgjë për t’u qortuar. Shërbimi i një humbjeje të katërciptë me dëshirën e marrë për të ndërtuar kapital politik, është më shumë se një lapsus, shkurtpamësi. Nuk dihet pse kjo të kujton fqinjët tanë ballkanikë, serbët, të cilët ende e festojnë me zhurmëhuri e tamtame humbjen e ithët të Fushës së Mëllenjave. Marsi i 97-ës pavarësisht qasjeve, lëmimeve, emocioneve, qëllimeve politike nuk duhet trajtuar ndryshe, veçse si një datë kobzeze humbjeje. Madje e të gjitha formacioneve politike, e krejt shqiptarëve. Riciklimi i marsit të dhjetë viteve më parë është shqetësues, jo sepse ai përdoret si simbol politik në vetvete, por sepse përdoret si i tillë, me qëllim kërcënimin e kundërshtarit politik. Le të supozojmë (me apo pa të drejtë) se zoti Berisha është një udhëheqës i formave, mjeteve dhe gjuhës së ashpër politike dhe ai ka mbetur i pandryshuar që prej fillim viteve '90-të. Le të merremi me zotin Rama, i cili hyri në politikë nga dera e shoqërisë civile me skeptrin e individit, përfaqësues i frymës së re të të bërit politikë. (Të merremi me të, pikërisht për faktin se ai dhe pasuesit e tij pretendojnë se ai është e kundërta totale e kryeministrit Berisha). Le të merremi gjithashtu me interpretimin e shenjave, ngjashmëria e të cilave me episodet që kulmuan në marsin e '97-ës është e pashmangshme. Dy prej tyre janë sidomos të tilla; gjuha e kryetarit të opozitës dhe levat e krijuara për interpretimin e kësaj gjuhe. Edi Rama e kërcënoi mazhorancën në pushtet dhe specifikisht kryeministrin e vendit me fjalët: "Kujdes se ne dalim në rrugë dhe përsërisim ‘97-ën". Për ta emetuar këtë kërcënim në rrugë institucionale (lexo: OJQ-sh), kryetari i socialistëve na shërbeu "Aksionin civil". Fakti (dhe fati) se zotërinjtë M. Nano, A. Stefani nuk grumbulluan dot njerëz jashtë rrethit të tyre të kafesë së mëngjesit dhe nuk bënë dot revolucion (të vonuar demokratik) nuk e zbeh ngjashmërinë e Aksionit Civil me Forumin për Demokracinë të drejtuar prej treshes shumëngjyrëshe Lubonja, Gumeni, Kola. Në rastin e këtyre të fundit nuk mund ta injorosh se aksionet e tyre, pavarësisht shtysave politike, erdhën edhe si shprehje e zemëratës popullore pas rënies së piramidave. Një antikonformist si zoti Lubonja dhe dy ish-të përndjekurit politikë si Kola e Gumeni, përfaqësonin nevojën e përhershme për forca të treta, kur çdo vend a marrëdhënie është në krize të dukshme. Fabrikimi i "Aksionit civil" nëntë vjet pas '97-ës dhe dështimi i plotë i tij dëshmoi se krizat nuk ekzistonin, përveçse në kokat e atyre që mundoheshin të na i shisnin. "Aksioni Civil" nuk na shërben dhe aq për të na treguar jocivilizimin e klasës sonë politike dhe sejmenëve të saj, por diçka tjetër. Atë se qytetarët shqiptarë i kane nxjerrë mësimet prej 1997-ës dhe nuk janë gati të dalin në rrugë në fërshëllimën më të parë. Pompimi i marsit dhe thirrjet për përsëritjen e tij, gjithashtu na kujtojnë se e majta duhet të pranojë pjesën e saj të fajit për këtë pjesë të errët të historisë sonë të përbashkët. Sali Berisha në emër të së djathtës e ka bërë këtë. Jemi në shekullin e 21-të; kërcëllitjes së dhëmbëve, grushteve, nostalgjisë për dhunën dhe të gjitha mendësive të tjera bolshevike u ka vdekur ora.

Nje histori pa heronj
Gazeta "Korrieri" E Hene, 23 Prill 2007
Nga Alfred Lela
Rendesia e ngjarjeve me se shumti percaktohet nga prania ne to e heronjve. Keta te fundit jane pala ngadhnjyese mes nje tresheje ku, gjithashtu, spikasin viktimat dhe agresoret. Nje ngjarje e koheve te fundit e ndodhur ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, megjithate, ka qelluar te mos kete as edhe nje hero per be. Palet jane, perseri, tre dhe qe te trija i perkasin entitetit te viktimes. Behet fjale per incidentin e zhurmshem te publikimit te nje gjysmeafere te nje studenteje dhe profesorit te saj ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Tiranes. Skenat u bene publike nga "Fiks Fare" njefare versioni shqiptar i "The Daily Show" te komedianit amerikan Xhon Stjuart, te transmetuar ne stacionin televiziv "Comedy Central". Te nesermen dhe ne ditet ne vazhdim, episodi "u zbardh" nga pothuajse te gjitha gazetat e perditshme te kryeqytetit ku analistet nxituan te derdhin edhe me shume boje opinioni ne kete histori qe edhe keshtu e kishte faqen te zeze. Te gjithe e denuan aktin e profesorit i cili na paskerka kerkuar favore seksuale ne kembim te nje note kaluese per studenteshen e tij. Ndokush permendi edhe cenimin e privatesise se qytetarit duke e denuar aktin prej paparazz-esh te nje media-je qe meton te jete me popullorja dhe seriozja ne Shqiperi. Vajza, e cila perbente elementin kyc te kesaj historie me "te kapur ne flagrance", pothuajse nuk u permend, ose shkarazi iu mvesh cilesori "viktime". Le te behemi dreqer me brire dhe te shikojme pas "viktimes" qofte edhe njehere te vetme ne jete. Jo prej kenaqesise qe na sjell gjaku ne gojen e te rrezuarit perdhe, por per te interpretuar ate pjese te se vertetes qe lihet jashte ne emer te nje tjeter simptome te zgjebes liberale; te qenit politikisht korrekte. Viktima kesaj here eshte nje vajzuke, studenteshe njezet e ca vjecare, e cila, bash kur semestri eshte ne mbyllje te tij, fillon e kerkon derman per notat e saj pakaluese te cilat ne fund te vitit do t'i japin emrin "ngelese". Nuk mund t'i paragjykosh ngelesit; ata jane njerez simpatike, qenie te rremujshme dhe inteligjente qe oret e leksioneve i kthejne ne ore konjaku e filozofimesh. Por keta, bash, ne saje te inteligjences dhe, ndoshta, te leximeve jashteshkollore ia dalin te mbijetojne. Ngelesja jone ngaqe ndoshta nuk e ka kete kut inteligjence vendos ta zevendesoje me dy a tre kut shale. Qasja me profesorin, pergatitja e skenes, akti i pare i pafajesise e, me vone akti i fundit ne shtepine e kusherires, ngashnjimi i llojit vjellandjelles "e kam per here te pare", e te tjera e kthejne "viktimen" ne agresor. Ndoshta oret e shpenzuara per pergatitjen e strehes per takimin me profesorin qe vullnetarisht do jepte "leksione", jo ne nje, por ne kater a pese lende, mund te perdoreshin per te ulur koken ne libra. Ose, ose, pranimi i humbjes, nje virtyt i harruar, ky, ne kete boten tone te shekullit te njezetenjete dhe, fshirja e te gjithave me guximin e nisjen nga fillimi dhe persembari. Nese vajza e historise ne fjale do kishte marre kete shtegun e fundit, sigurisht ajo nuk do te ishte personazh i medias. Ajo do qe vetem nje heroine e heshtur dhe me vete. Nje prej atyre njerezve ne zhdukje e siper qe nuk duan ta mundin sistemin, por vetem shpresojne se mund ta permiresojne ate me ane te permiresimit te vetes. Per te mberritur keshtu tek media, e cila nuk duhet ta synoje tregun me ane te kodoshllekut. Vendosja e kamerave dhe aparateve pergjues ne banesat e qytetareve behet vetem kur ti ke marre nje leje nga prokuroria dhe synimi eshte mbledhja e informacionit ne te mire te shtetit dhe shoqerise. Shkembimet seksuale brenda kater mureve mes nje mashkulli dhe nje femre, asnjeri prej te cileve nuk eshte i mitur, apo nuk ushtron force, nuk jane asgje me shume se nje shkembim seksual. Ne te gjitha kohet dhe gjithkund; ne Amerike, Shqiperi apo Zululand.

Projekti "Shkodra"
Gazeta "Korrieri", E Hene, 07 Maj 2007
Nga Alfred Lela
Shkodra eshte nje nga gabimet e medha te se djathtes shqiptare. "Dezertimi" i deputetit demokrat Gilman Bakalli eshte shenje e kesaj. Edhe nese, prape, duam t'i fusim ne pune teorite e konspiracionit, e te metojme se largimi i tij prej radheve te mazhorances u be per arsye personale, kapitali politik, terheqjeje vemendjeje e te tjera. Gjesti i zotit Bakalli ka, si te gjitha gjestet, simboliken e tij dhe eshte kjo qe na intereson kete rast. Ne marrdheniet e se djathtes me kryeqendren e Veriut ka patur gjithmone nje handikap. Eshte ajo qe ne gjuhen angleze konsiderohet si "taken for granted" dhe qe ne shqip, sipas nje perkthimi qe nuk mund te jete krejtesisht besnik, do me thene "e sigurte". Kryeministri Berisha, si tani apo dhe ne kohen kur ishte president i vendit, eshte mjaftuar me shperblimin e antikomunizmit te shkodraneve me ane te perfaqesimit politik te rangut te larte. Duke zevendesuar keshtu projektet per zhvillimin e Shkodres me poste per perkedheljen e perfaqesuesve te saj politike. Harta qeverisese e PD-se ka patur gjithmone vende per shkodranet gje qe eshte jo vetem e merituar, por edhe e kuptueshme kur vjen puna tek ndarja e pushtetit. Partia Demokratike duke u dhene shkodraneve poste te rendesishme ka zgjidhur vetem nje pjese te problemit; ate politik. Shmangia e asaj qe duhet te jete prioriteti i cdo force qeverisese, menaxhimi i problemeve ekonomike dhe sociale rezulton te jete nje loje e humbur e te djathteve. Nje nga qytetet e medha te Shqiperise vazhdon te jete i lene pas dore dhe mungesa e vemendjes do te kete cmimin e saj jo vetem per fatin e se djathtes, por per vete qytetin. Shkodra interpreton ne njefare menyre teorine evolucioniste 'me i zoti mbijeton' dhe kjo mbijetese kuptohet si migrim brenda vendit apo mergim jashte tij. Boshatisja dhe harresa e, padyshim, qytetit me te ndricuar te Shqiperise do te thote shume rreth se djathtes, dhe pse jo, shqiptareve. Ka te beje me ate se si sillemi ne me vlerat dhe si i interpretojme ne ato. Postulatet folklorike 'shkoder locja', 'keshtjella e antikomunizmit', 'djepi i kultures' te pashoqeruara me projekte konkrete per rindertimin, rigjallerimin dhe rivitalizimin e Shkodres nuk jane gje tjeter vecse hi syve. Shkodraneve, sic te gjithe e dime, nuk mund t'u hidhet hi syve. Per te perdorur fjalet e deputetit Bakalli, Shkodra nuk mund te rrehet me autobusin e deputeteve te cilit i grah zonja Topalli. A mund qe ky mjet politik ambulant te kthehet ne nje Zyre (a Projekt) per Shpetimin e Shkodres? Deputetet dhe perfaqesuesit e shtetit mund te sherbejne si lobbing politik per thithje investimesh nderkohe qe individe nga arti dhe kultura te bejne nje bashkerendim te aksionit kulturor. Ndoshta dicka te tille mund te synoje zoti Bakalli ne vend te asaj ikjes inatcore dhe shpalljes se "pavaresise". Ndoshta zonjat Topalli e Trashani mund t'i bashkohen kesaj nisme duke kerkuar para se gjithash ndihmen e kryeministrit. Ne fund te fundit, kush me mire se Shkodra dhe shkodranet e shprehin te djathtin shqiptar? Arketipin politik dhe kulturor te tij. Nje hapesire qe eshte konsideruar qytet panderprerje gjate gjithe historise dhe, po panderprerje ka perfaqesuar shtrirjen iliro-arbo-shqiptare. Qender e katolicizmit qe ka sherbyer si ure e patjetersueshme e lidhjeve me Perendimin. Vademekum kulturor me nje radhe te pafund emrash te formatit kombetar dhe sigurisht, padurimin ndaj komunizmit. Keto shenja kane qene perhere aty te ndritshme dhe fatlume. Nje Projekt per Shkodren eshte gjithe cka duhet per te mos i lene ato te vdesin.

Friday, March 09, 2007
Replike ne anglisht mbi nje shkrim te S.Shwarcz mbi marrdheniet nderfetare ne Shqiperi
To: Dr. Veton Këpuska
Associate ProfessorECE
DepartmentFlorida Institute of Technology
Olin Engineering Building150 West
University Blvd.Melbourne, FL 32901-6975
Tel. (321) 674-7183E-mail: vkepuska@fit.edu
Cc: Members of 'massalbanians'
Dear Sir,
Is it 3 mistakes, or 3 escapes? Did you choose to think like that, or were you having a bad day?
Mistake-Escape #1
"Careful reading of the article reveals that all Islamic faith figures are quoted with their full name and title (e.g., "... Selim Muca, the leading Muslim cleric in the country ...", "... where I met with a leading Sufi, shaykh Ali Pazari of the Halveti order of Islamic spirituality ...") while Christian faith figure was referred only as a "young man in the brown cloth of the order" (e.g., "In a visit to a place sacred to every friend of Albanians -- the Franciscan Library of Shkodra, which was destroyed and pillaged under Communism -- I interviewed an avid young man in the brown cloth of the order ..."); A faceless, nameless figure irrelevant even to be mentioned as if it would take to much space (my comment).While the author claims that his role and of the organization that he has founded is to criticize and contra-act the radical Islamic views (see second paragraph in attached article) - nowhere in the article does he condemn the unaccepted behavior of few Islamic faith individuals (I presume Albanians) who protested placement of Mother Theresa's bust in Shkodra. This is clearly a contradiction of what it is claimed and what is being "preached".
Sir, it's an author's right to use different elements when he writes. One does that, I believe, to color, to describe, to extend, to impress and so on. And, I think, for this reason only Mr. Schwartz describes the young Franciscan as ''young man in the brown cloth of the order". This, if we abruptly leave out the possibility of the interviewed asking for his name not to be released.When the author mentions the Muslim clerics the reason he chooses to use their full names is, perhaps, a tribute to the social position they hold. An effort to tell the reader that not only the people of Albania, but their religious institutions go by "Albanian first, Christian or Muslim second".
Mistake-Escape #2
"Without going further into detailed dissection of the article, I state with the certainty that no sane Albanian would protest the figure of our beloved Gongje Agnes Bojanxhiu - Mother Theresa. And those who do that need to be treated and qualified as such; insane, regardless of their personal convictions."
Such debate is ongoing in American politics too; the so called Jesus-mania of the current administration, Bible readings in schools and the Ten Commandments removal from secular buildings. Do liberals have a point or would you call them insane, too. Both Mother Theresa and Jesus Christ are considered emblems of Christendom and once one becomes part of such perception the national origin becomes a mere memory. Now, the difference between Albania and USA is the "culture of politics". Albanian politics don't have any. Which explains the overwhelming fever to cover up the Muslim features of our national identity. It should remind us of the covering of women's faces in fundamentally Muslim countries and Kadare's critique of this "there isn't much to be expected from nations who cover the face of their woman".Is it much to be expected of Albanians if they choose to follow the same path? Only this time hiding the face of their identity. Yes. A good portion of Albania's populace is Muslim. (This if ethnic Albanian lands in the Balkans are excluded). Not 70 per cent as a census of 1947 (??) is still celebrated by the world media, but propably 50-55 per cent. This, if we were to recalculate the 50 years of atheist Albania and the liberties available after 1992, allowing lots of individuals to exchange spiritual sides. The trend being Catholic and Protestant.
Mistake-Escape #3.
"While the article seemingly reflects on positive relationships of different faith groups in Albania, it unmistakably is written to promote Islamic faith and rather not to promote Albanian way of dealing with it."_ "Clearly one has to conclude that once again we Albanians are being used for someone-else's agenda in the worst possible way. Thus I urge caution not to promote agendas that are not purely to our interests."
Nowhere in this article, actually let me use the Albanian word "kurrekund", since it allows us a bit more view, an Islamic agenda is present. Open nor hidden. I'm sure, part of being "Homo Balkanicus" is the never-ending crave for some conspiracy theory. I suffer from this too, sometimes, and let me tell you, it may be healthy. Permits one to think his intelligence is oh-not-so-average. I reconfirm that the article I posted on "massalbanians" is in fact very Albanian-friendly, furthermore very Catholic-friendly. Do I have an Islamist agenda? I want to let you know, sir, that I AM NOT A MUSLIM. Hence, the lack of such agenda. I also want to let you know, and propably have you understand, that we should be grateful for the Albanian Muslims. For this 'body of believers' who walked with us through the path of tolerance starting with the Albanian Renaissance.
Sir, a few Albanian Muslims (probably illiterate) bother you because they don't want the statue of catholic symbol (she is Albanian, I know!) erected in their town. What happened with the Right to Protest? What bothers me is professionals with 2 cents worth (dy pare mend) and title-tailing names who, either by choice, or accident, create a Surreal Fictional Albania as they see fit. Then, they claim their viewpoint to be a wide Albanian one. My fear has to do with the possibility of alienating the Albanian Muslims. Keeping up with our "new found Albanian Christianity" and asking more people to join in is nothing but fine. Trying "the needle of religious injection" against a majority is nothing but the bad news of a back clash.
I choose to be a Christian on my own.
Dear Sir, I'm sure you have Albanians best at heart and, so do I. Take this as a sign of my Right to Protest against anyone (in this case you) who fictionally presents an agenda as being mine. I hope the sun is shining down in Florida, and what I wrote gave your "room" a different view. I, also, apologize if my use of English comes across as handicapped.
Best regards,Alfred
On Tue, 9 May 2006 09:21:29 -0400"Veton Kepuska" <vkepuska@fit.edu> wrote:
Dear Friends of Albania and Albanians,
While I view interfaith relations of Albanians as a whole as positive, I can not say the same about the recent posted article in massalbanians list (Digest Number 534) written by Stephen Schwartz, a TCS contributing writer and co-founder for the Center of Islamic Pluralism (see attached).
While the article seemingly reflects on positive relationships of different faith groups in Albania, it unmistakably is written to promote Islamic faith and rather not to promote Albanian way of dealing with it.
Careful reading of the article reveals that all Islamic faith figures are quoted with their full name and title (e.g., "... Selim Muca, the leading Muslim cleric in the country ...", "... where I met with a leading Sufi, shaykh Ali Pazari of the Halveti order of Islamic spirituality ...") while Christian faith figure was referred only as a "young man in the brown cloth of the order" (e.g., "In a visit to a place sacred to every friend of Albanians -- the Franciscan Library of Shkodra, which was destroyed and pillaged under Communism -- I interviewed an avid young man in the brown cloth of the order ..."); A faceless, nameless figure irrelevant even to be mentioned as if it would take to much space (my comment).
While the author claims that his role and of the organization that he has founded is to criticize and contra-act the radical Islamic views (see second paragraph in attached article) - nowhere in the article does he condemn the unaccepted behavior of few Islamic faith individuals (I presume Albanians) who protested placement of Mother Theresa's bust in Shkodra. This is clearly a contradiction of what it is claimed and what is being "preached".
Without going further into detailed dissection of the article, I state with the certainty that no sane Albanian would protest the figure of our beloved Gongje Agnes Bojanxhiu - Mother Theresa. And those who do that need to be treated and qualified as such; insane, regardless of their personal convictions.
Clearly one has to conclude that once again we Albanians are being used for someone-else's agenda in the worst possible way. Thus I urge caution not to promote agendas that are not purely to our interests.
My 2c worth.
--Veton
From: "Alfred Lela"
Date: Mon May 8, 2006 6:32am(PDT)
Subject: Interfaith relations in Albania
Shkodra, Albania -- Does the mainstream media (MSM) incitethe clash of civilizations (COC) between theJudeo-Christian world and Islam? At times, it seems so.A recent example involves the small country of Albania,which is mysterious to most foreigners. I have publishedmuch on the history of mutual interfaith respect amongAlbanians, who are 70 percent Muslim (mainly Sunnis, butwith at least a third comprising Europe's only indigenousShias). The institution I have founded, the Center forIslamic Pluralism (CIP), seeks to promote the commoninterest of all monotheistic believers. I have publishedseveral articles and comments defending the rights ofGreek Orthodox believers in Turkey, the sanctity ofsynagogues in Gaza, and other issues involvingnon-Muslims.Some argue that CIP's efforts to oppose Muslim radicalswhen they attack other religions are meaningless, becauseaccording to such instant experts, nobody in the Muslimworld listens to me or to CIP. While I do not intend thiscommentary as mere self-promotion, since CIP was foundedlast year, I have met repeatedly with Islamic clerics inthe Balkans and Southeast Asia, and, as in the past, withdissident Saudis -- and I sincerely believe our work has apositive effect.But let me not stray too far from what brought me toAlbania. The April 2006 issue of First Things, an AmericanChristian magazine of considerable influence, printed anarticle of mine calling on the Vatican to do more to helpAlbanian Catholics preserve their cultural heritage -- notin the face of Muslim aggression, but against the remnantsof Communist corruption in politics and legal standardsThe article called forth a generous comment from theeditor of First Things, Jody Bottum, who also, however,mentioned news reports of Muslim-Catholic conflict in thenorthern Albanian city of Shkodra, in which Catholics werehistorically a majority and now make up half thepopulation. Many Catholics have left Shkodra for otherAlbanian cities where economic opportunities are better.As a Catholic and anti-Communist redoubt, Shkodracontinues to suffer, in its social development, from thediscrimination imposed on it by decades of Marxist terror.Given the seriousness of the matter, and the unfortunate fact that I have been repeatedly and vehemently accused of hiding the bad face of Islam, I took an opportunity -- an invitation to Britain for an event cosponsored by the Organization for the Islamic Conference (OIC), the Saudi-based international body of 57 Muslim-majority states, including the Palestinian Authority -- and have spent a week in Albania, investigating the situation for myself. (I have the further pleasure of announcing that my book The Two Faces of Islam has come out in Albanian, and used the occasion for a launch and interviews regarding it.) As noted in Mr. Bottum's comments, the alleged conflict in Shkodra involved a bust of Mother Teresa, who is considered a national hero among Albanians. A small group of Muslims in Shkodra protested the erection of an official monument to her, as it might thus appear that the city belonged only to Catholics. It may be observed that the most aggravated reportage on this controversy came from Reuters news service, which has been widely criticized for its politicization. Reuters is infamous for referring to Arabs who commit acts of brutal violence as "militants" rather than terrorists. As usual for the MSM, some crucial comments in the Reuters reportage were solicited in bars and on the street, which may be appropriate when dealing with fires or traffic jams, but is inappropriate for journalism regarding conflicts that may result in bloodshed. But a contrasting report from Associated Press quoted Selim Muca, the leading Muslim cleric in the country, who said, "We respect the contribution of the distinguished figures of our nation, like that of Mother Teresa, who is the honor of our nation." In Albania, Mother Teresa is omnipresent; the airport at the capital, Tirana, has been renamed for her. In Shkodra, Catholic monuments are commonplace. The style of hijab or "Islamic" covering by women often seen in Kosovo -- older women, that is, in long grey overcoats with headscarves is absent here; more on that below. Nearly everyone I met assured me that while there had been a brief dust-up involving some Muslim complaints about the Mother Teresa bust, nothing serious had occurred or was expected to take place. Nevertheless, a local Muslim intellectual told me the uproar reflected the desire of Muslims to make clear they, as well as Catholics, are part of the local scene, and have been so for centuries. In a visit to a place sacred to every friend of Albanians -- the Franciscan Library of Shkodra, which was destroyed and pillaged under Communism -- I interviewed an avid young man in the brown cloth of the order. Our talk followed an afternoon mass crowded with children and adults, including men -- the latter rare in "Catholic" Spain or Italy. I had earlier heard the church bells, and as we spoke, I listened to the adhan or Muslim call to prayer, from a large mosque nearby -- the Balkan stands only a block or two away, although the Orthodox have never had a large presence in the town. The young Franciscan described to me how Catholics and Muslims in Shkodra, as they have for generations, join together for the holidays of each faith, and how priests in training visit mosques. And he showed me a wondrous thing: Qur'an, the sacred book of Islam, translated and printed in Albanian by Catholics early in the 20thcentury. They wanted to advance the literacy of allAlbanians, so the Catholics printed Qur'an!The next day I went to Tirana, where I met with a leadingSufi, shaykh Ali Pazari of the Halveti order of Islamicspirituality. The shaykh told me an equally remarkablestory: in the 1920s, in poor, isolated, exotic Albania,his grandfather, who was also a leading mystic, was calledthe "Catholic Sufi" because he called on women to take offtheir hijab and go to school! Shaykh Ali repeatedsomething I have heard from many Albanians -- thatreligious leaders must put the national interest first,ahead of religious issues. And he underscored that Sufism,like Catholicism, had its strongest historic roots inShkodra.So why should random comments in Shkodra, a town mostpeople in the leading countries never heard of, haveelicited the interest of the MSM? Rumors of aninterreligious battle in a distant corner of the globecame after the scandal of the Danish cartoons of theProphet Muhammad, the global outcry over persecution of aChristian convert in Afghanistan, and similar "bigstories" that present Islam in the worst possible light,as well as consistent propagandist "journalism" about Iraq-- ignoring the Saudi role in the violence there, andpresenting bloodthirsty terrorists as "insurgents." Theseofferings by the MSM typically embody misinformation ifnot disinformation -- Islam does NOT ban the depiction ofthe Prophet, and Islam lacks a body of consistent practiceregarding changes and fusions between religions, as Irecently noted in TCS Daily. I have repeatedly pointedout, here and elsewhere, that Iraqis themselves do notview the killers of the innocent in Iraq as a"resistance," but as Saudi-financed Sunni aggression.Could it be that the cynical principle, "if it bleeds itleads," and a desire to make the global situation worse since efforts toward its betterment would presumablyconflict with the supposed "objectivity" of the MSM --have made journalists more complicit than any governmentin the worldwide nightmare we all face? I am a journalist,and do not want to believe this. I have argued thatreporters are "first responders" and cannot be expected tounderstand the nuances of Islam. But I increasingly feel Iam wrong about that, because I am also a Muslim, and anAmerican, and I want to prevent the clash of civilizations, not stand aside as more people fight and die. Nobody accepted such neutral conduct by journalistsin the late 1930s, facing the challenge of fascism; nobody should accept it in the context of a planetary struggleagainst Islamofascism or its mirror-image, Islamophobia.Jews say: before there is Torah, there is bread. That is,before prayer comes work to survive. But an ethical person does not justify lies by the need to earn bread. Beforedeadlines, there is, or must be, conscience. Stephen Schwartz is a TCS contributing writer andco-founder for the Center of Islamic Pluralism.

h-Edonizmi
nga Alfred Lela
Edi Rama ka fituar 55 perqind te votave te atij 50 perqindeshi te qytetarve te Tiranes qe shkuan ne votime. Demokracite e medha e te vogla jane duke u perballur, tashme, me kete injorim qe zgjedhesit u bejne proceseve elektorale, qofshin keto vendore, a kombetare. Analistet shqiptare kane renditur nje topliste shkaqesh te humbjes se Olldashit dhe fitores se Rames per te anashkaluar nje qe, megjithese nuk eshte faktor politik, faktor eshte, prapeseprape. Hedonizmin. Cfare eshte hedonizmi? Sipas Jeremy Bentham ne "Nje prezantim i Parimeve te Moralit dhe Legjislacionit", hedonizmi motivacional eshte metimi se kenaqesia ose dhimbja na motivon. Hedonizmi normativ eshte metimi se te gjitha, dhe vetem kenaqesite kane vlere, ndersa te gjitha, dhe cdo dhimbje eshte e pavlere.
Votuesit e kryeqytetit, por edhe te qendrave te tjera te medha shqiptare, si ne rrathe koncentrike i jane nenshtruar asaj rrenqethjeje kenaqesie misheruar ne stilin e zotit Rama. Fotografite cullak te kryetarit te socialisteve kane qene ndoshta qershia ne torte.Autori i ketyre radheve ka qeshur me shkrimet e gazetave te majta te Tiranes sipas se cilave Edi Rama ka fituar me shume pike pas publikimit te pamjeve te tij me gjenitalet perjashta. Rezultati i zgjedhjeve te 18 shkurtit i dha te drejte shtypit prane kryetarit te PS-se. Ky stil i Rames, e kuqe-verdhe-portokallija e fasadave te pallateve, ngjyrat e pakombinuara te veshjes se tij, bashkejetesa me ish-te dashuren e nje te forti, interpretimi i nje kenge hip-hop me nje grup adoleshentesh, e te tjera si keto kane perkuar me prirjet e asaj pjese te Tiranes qe votoi pro tij. Rama eshte perftuar si "sjellesi i kenaqesive". Ngjyrat e ndezura te Rames perballe nje Berishe njelloj energjik, por te drunjte e konservativ, dhe nje Olldashi te ngjashem me shefin e tij, te ndihmuar edhe nga luzma e mediave te majta, e kane bere punen e vet.
Prirjet hedoniste te shqiptareve nuk kulmojne sot per here te pare. Kjo dhenie ndaj kenaqesise dhe kollajllekut te nje jete prej "ylli" (a "firme" ne dac te perdoresh nje term krejt albanez) u pa edhe ne reagimin ndaj firmave piramidale ne mes vitet '90-te. Endrra e pasurimit te fet-e-fetshem i gjunjezoi shqiptaret para nje jevge si Sudja, ploje qe sigurisht ndodhi nen oren e zotit Berisha, asokohe president.
Ndoshta kjo do ta geto-izoje Shqiperine. Vendi mund te kthehet ne njefare demokracie latino-amerikane, ku cdo gje qe ndodh jashte kryqytetit eshte irelevante. Levizjet migruese brenda dhe jashte shtetit do te jene zgjidhje te perkohshme. Veriu do izolohet edhe me tej, dhe gjithnje e me shume do shohe nga Prishtina. Folklorizmit te formules rilindase "pa dallim feje, krahine e ideje" mund t'i shterret uji.Shenjat e kesaj jane nderkohe gjithkund. Analistet e se majtes kane nxituar ta karakterizojne voten e 18 shkurtit per socialistet si "fitore te zonave te ndricuara te Shqiperise". (Me kete, ata, sigurisht, nuk kane ndermend furnizimin me energji elektrike.)
Keto do te jene llogarite e medha te Edi Rames. Jeta e tij prej liberali tiranas ka mbaruar me 18 shkurt te vitit 2007. Ai eshte, tani, shqiptar. Demagogjia dhe arroganca, gje te cilen ai duhet ta dije, qene spikame e Fatos Nanos. Sali Berisha do vazhdoje ta shprehe te djathten shqiptare sa kohe qe kreret e majte do kene lincimin e tij si kryefjale te luftes politike. Cfare ka te re ne ate se e majta shqiptare vazhdimisht e ka pergjakur te djathten e saj? Qprej Mbretit Zog e ketej.
Kultura e punes, dhe jo ajo e barrikadave dhe hedonizmit, do te deshmoje nese e majta, dhe krejt vendi, e ka gjetur liderin e saj te Edi Rama.
Botuar ne "Fletore shqiptare", mars 2007
www.fletore.com

Monday, July 03, 2006
Fan Noli ne psiken e nje lexuesi
Te nderuar mysafire dhe dinjitare te kishes!
Profesor Jorgaqi,
Nuk do te isha sot para jush po te mos qe ngasja qe figura e Nolit me ka shkaktuar ngahera. Ju nuk do humbisnit kushedicfare. Humbja do ish imja, sigurisht. Pa patur nje shtyse, per te cilen falenderoj mikun tim Stefan Koci dhe At Arturin, keto imazhe qe perhere me kane levizur ne kujtese nuk do kishin fatin e mire te ishin pjese e jetes
se dikujt tjeter. Duke patur shprese se Noli ne menyren me te cilen e kam pare une do te kallet ne galerine e mejtimeve te se paku do veteve. Noli, pra, ose me sak takimi me te, ka ndodhur ne femijeri dhe ka ardhur tek une nepermjet emrit. Theofan Stilian Noli. Bashkangjitur me te vendlindja e tij, Ibrik Tepe. Dhe me tej, si per ta permbyllur kete trekendesh bredharak; mjekra e zeze dhe rroba e priftit. Noli mberriti tek une si nje Beft, si kujtimi i nje bote e cila nuk qe me, si kuptim i nje realiteti asokohe te gremisur. Pjese e ketij Befasimi mbetet padyshim vargu i tmerrshem "enderroj pa fund, pa shprese/ anes Elbes, anes Sprese". Them i tmerrshem, jo se asobote parapashe mergimin tim te mevonshem, dhe, as s'e mu dhimbs poeti i pafat qe endej nga Evropa ne Egjipt, e me pas ne Amerike. I tmerrshem, sepse ky varg percaktonte krejt Fatin e Poetit, ose me sakte krejt Fatin e atyre te cilet jane lindur me bekimmallkimin qe quhet Imagjinate. Nuk e kam fjalen per imagjinaten dokudo, e kam fjalen per ate Imagjinaten e Pafund, te Pashprese.
Shembellim pas shembellimi, Noli erdhi e u be gjithnje e me i plote megjithe luhatjet qe shkojne e vijne ne formimin e kujtdo. Femija me librin e kendimit nen sqetull u be adoleshenti qe jetonte me leximet, dhe me vone, gazetari qe i hidhte edhe faktet edhe frymezimet ne leter. Gjithe kjo shtjelle qe here pas here behej peshtjellim, e risillte Nolin tek une ne forma te ndryshme. Ai mund edhe te qe "bishopi i kuq", "babai i nje revolucioni bolshevik", "politikani me flaut", e keshtu me radhe. Epitetet, sigurisht, jane forma me ane se cilash njerezit veshin dukuri a individe te cilet i njohin perkitazi ose aspak. Nder shqiptare ato jane lehtesi te krijuara nga
gjuha per te karakterizuar dike a dicka qe ndodhet pertej ledhit tend politik a social. Noli ka hyre e ka dale nga kjo dhome e erret, nga ky tunelth pasqyrash i cili ka pase ba' vend edhe ne koken time. Endja per te zgjedhur Baraben para Krishtit eshte sigurisht nje ngasje e vjeter, ashtu si dhe Perunjesia e Tenzoti eshte nje teprim. Kjo ngasje dhe ky teprim ndoshta bejne Shkrimtarin. Ne fund te fundit, kur une, a cdokush, ka mbetur vetem - pasi vetem vetmia te lejon t'i besh shestimet e nevojshme - ka bere vend ne zemer e ne mendje per Fan Nol Shqiptarin. Gjithmone e me shpesh na duhet, ndoshta, te kujtojme fabulen me shqiponjen mbreterore te Senekes dhe t'ia falim
asaj pleshtat nen sqetull per faktin e thjeshte te asaj cka ajo eshte; nje shqiponje mbreterore!
Nese zgjedhim te besojme se Shen Jeronimi pat origjine ilire, e pos kesaj, ai perhapi krishterimin nder shqiptare, atehere le t'ia kujtojme vetes sot e perdite se nje shqiptar kryekreje, Fan Noli pra, themeloi Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt, po te duam t'i anashkalojme te tjeret, e ben Nolin nje prej Themeluesve
te Idese dhe Identitetit Shqiptar. Mbetem me shprese se Shpirti i Tij dhe Aksioni yne do na ndihmoje ta rimarrim ate qe edhe mund ta kemi humbur pjeserisht e perkohesisht.
Tash se fundi, Nolin ma risolli ne kujtese kengetarja e talentuar Parashqevi Simaku me kompozimin prej saj te poezise "Anes Lumenjve". Dhe rreth dy jave me vone nje ftese e At Arturit. Sakaq mendja me shkoi tek valixhja. C'ka patur ne valixhen e Nolit pergjate udhetimit te tij per ne Amerike. Nje Bibel ndoshta bashke nje grusht librash te tjere, dhe ndonje doreshkrim nen a mbi teshat te cilave ka gjasa u vinte era det, a era djerse. Ne ate valixhe, megjithate, gjendeshin te gjitha valixhet tona bashke me te gjitha udhetimet. Sigurisht, ne e kemi shkelur Token e Premtuar ne periudha te ndryshme kohore, ndoshta nga deti, a ndoshta nga ajri, por ka qene fati i Nolit qe paratha fatin tone. Fatin tone qe eshte ndermjet; edhe ne Shqiperi edhe ne Amerike. I Merguari i Madh, na pelqen te mendojme, pat jetuar ne nje kohe te madhe; kohe grindjesh, luftrash e dashurish te medha. Kete gje do ta perserise ndokush edhe per ndonje bashkekohes tonin njeqind vite me pas. E keshtu me rradhe per gjithe gjenite e koheve qe kane shkuar. Noli yne, sigurisht qe ka jetuar ne kohe te medha. Me shume se kaq ai i ka formesuar keto kohe.
Ky eshte Noli sipas meje. Jam i sigurte se secili prej jush e ka pare e ngerthyer ate ne menyra te ndryshme. Ne jemi te perkohshem ne kete bote. Ago Ymere qe shkojme nga nje kufi ne tjetrin, nga nje realitet ne tjetrin, nga nje shpirterim tek tjetri. Iluzioni, gjithashtu, eshte bashkeudhetar i rendesishem yni. Nje prej iluzioneve eshte ai i kabines se trenit kur ti kujton se jane pemet dhe objektet qe po levizin dhe jo mjeti ne te cilin gjendesh. I rendesishem eshte te kuptuarit e faktit se Noli eshte pema e perjetshme. Pavaresisht imazheve qe tek ne mund dhe duhet te jene te ndryshme, Noli, nder te tjera, e mbi te gjitha, eshte prove e asaj se "imagjinata e qeveris boten".
Alfred Lela
Boston, Qershor 2006
Fjala e mbajtur ne perkujtimin e 100 vjetorit te mberritjes se F. Nolit ne Amerike.

Thursday, May 11, 2006
PORTRET / Rrugetimi i vajzes qe u be "Gruaja e Vitit"
Albana Orgocka, 12 vite te nje jete ne ndryshim e siper
nga Alfred Lela
Ne fytyren e saj eshte Voskopoja. Ose kujtimi i qytetit me biblioteken, shtypshkronjen dhe kishat bashke me rruginat qe perhere te cojne diku. Eshte vetem nje rastesi qe ti mund ta njohesh ate, dhe ndoshta mund ta kesh guxuar kete krahasim tek je ulur perballe saj ne nje moment heshtjeje. Sic eshte rastesi edhe te qenit e saj nga Korca. Ajo quhet Albana Orgocka dhe nje gje e dime me siguri; Shoqata e Grave Shqiptaro-Amerikane e zgjodhi ate si "Gruaja e Vitit" jo rastesisht. Albana e pat lene Shqiperine ne vjeshten e vitit 1993 me nje burse Fullbright akorduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nju Jorku nuk iu duk dhe aq ndryshe nga imazhi i vijezuar ne kujtesen e saj nga filmat e zhurmshem hollivudiane. Nje qytet qe te befason, sipas saj, me madheshtine dhe shumellojshmerine. Ende ndjen mall per ate ngercin qe vetem qytetet e medha e kane;lumi i verdhe i taksive, ndertestat qe puthen me qiellin dhe jeten qe kurre nuk shkon ne shtrat. Kur flet per Nju-Jorkun qetesia dhe njeheresh pasioni ne zerin e saj te sjellin ndermend ate perkundjen shpirterore qe kenga "Nju Jork, Nju Jork" ta jep sa here e degjon. Po "Jenkis"? - e pyes teksa perkul koken per te shquar rezultatin e ndeshjes ne ekranin ne te majte te saj. Une jam me Red Soks, pergjigjet me nje buzeqeshje qe sikur do te me thote se te gjithe ne bartim pasione te kunderta. Si ky i tanishmi me dashurine per Nju Jorkun dhe flirtin me skuadren "armike" te Bostonit. Nuk e pyes per moshen, vetem mundohem ta marr me mend, dhe deshtoj keq ne gjithe kete perpjekje. Ajo ka nje prej atyre fytyrave me nje zbehtesi melankolike qe te kujton vajzat ne filmat franceze. Nuk ka asnje prej tipareve te cilat jemi mesuar t'i shohim ne grate a burrat qe bota jone i kremton si "Njeriu i Vitit". Pa gjyslyke, pa rrudha e sidomos me nje dhimbje gjuri, kujtim i nje zbritje te deshtuar me ski ne malet e Mein. Ky mjedis joakademik qe ajo te dhuron thyhet nga interesi i saj per librat. Milan Kundera eshte autori im i preferuar, thote tek rikujton tituj nga librat e shkrimtari cek. Shton se nuk e di me saktesi se c'ka ndodhur me biblioteken e saj personale pas largimit nga Shqiperia. Ndoshta te afermit kane pasuruar raftet e tyre ose ata shtrihen ne tezgat e ndonje tregtari te vogel ne mbikalimet e Lanes. Kush e di.
Oret e zyres dhe oret e ikjes
Por ajo nuk eshte Shen Albana dhe as nuk e meton kete. Ajo vazhdon te jete vajza ne jeten e se ciles e perditshmja eshte ngulur si gozhde ne mur. Punet e zyres, telefoni, kompjuteri me faksin bashke me email-et jane aty te merzitshme si fizkultura e mengjesit para oreve te mesimit ne Shqiperine komuniste. Pervec kesaj asaj i duhet te jete e kendshme, e sjellshme, papertueshem buzeqeshese e shume gjeste te tjera te cilat nganjehere a diku duhet t'i nxjerresh nga poshtemenga si te ishe David Koperfildi. Nuk i shpeton pa thene se puna ne Zyren e Avokatise pjese e se ciles eshte i qenka merzitur. Sa mire! Kur takon njerez te tille qe sapo kane marre ndonje cmim, plaga e pare qe te shkaktojne eshte tirada mbi jetet e tyre ku nuk mungon asgje. Kjo rrace zoteruese e persosmerise nuk jeton tek Albana Orgocka. Ajo ia fillon ditepunes se saj ne ora 11 te mengjesit (kjo ne fakt eshte nje shenje jete perfekte!) deri ne 7 te mbremjes (mbrapsht ne Sidokudo!). Nuk flet shume per oret e saj ne zyre. Edhe me mire! Cmimi "Gruaja e Vitit" i eshte dhene pikerisht per oret kur ajo e ka braktisur ate zyre per t'iu bashkuar atij grupi "fanatikesh" shqiptare qe per cdo vit kane bere te mundur aktivitetet sociale e kulturore ne Boston. Pjese e kesaj pune vullnetare eshte edhe nje periudhe prej nje viti e gjysme gjate se ciles ajo ka ofruar sherbimet e saj si punetore sociale prane Institutit Nderkombetar te Bostonit, duke i afruar keshtu ndihme edhe familjeve shqiptare te shperngulura gjate luftes ne Kosove. Ajo eshte anetare e AANO dhe se fundi bashkekryetare e Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Masacusetsit, e cila sipas saj, po i jep te gjitha shenjat se do jete nje faktor ne Diasporen Shqiptare te Bostonit. Hapja e shkolles shqipe ne Boston, per te cilen ajo ka dhene kontributin e saj, eshte padyshim shenje e kesaj. Ky eshte njefare rrugetimi ne jeten e vajzes qe la Shqiperine per Ameriken 12 vite me pare. Studimet ne Universitetin e Kolumbias, puna dhe jeta ne Nju Jork, levizja ne Boston; gjithcka ngjan e larget dhe e afert ne te njeten kohe. Sigurisht qe perditshmeria ne jeten e saj mund te jete ngulur si gozhde ne mur, por eshte pikerisht ajo cka ben me kete perditshmeri qe na jep nje portret. Poshte saj mund te shkruajme; Albana Orgocka, Gruaja e Vitit, 2005.
botuar ne gazeten "Illyria", maj 2006

Thursday, May 04, 2006
Poezi te zgjedhura
U bera krejt tjeter
Kuroda Saburo
U bera krejt tjeter.
C'eshte e verteta te njejten kravate kam,
si dhe mbreme,
si dhe mbreme, i varfer jam,
si dhe mbreme
s'jam i dobishem per asgje.
E, megjithate jam krejt tjeter.
C'eshte e verteta i veshur jam si dhe mbreme,
si dhe mreme pi sake',
si dhe mbreme jetoj nje jete pa kuptim.
O!
Kur me sforcim
buzet ndrydh e perndrydh,
nenqesh, zgerdhihem,
pa shkak buzeqesh
dhe me ne fund syte mbyll,
shoh
se tek une jeton
nje flutur e bukur
qe flatron ne te nesermen.
Kohe edhe me e keqe
Ramadan Musliu
Ere shkrumbi vjen nga fusha,
ere e rende e kobcare
qe frymen ndal.
Zgjohu e dashur,
fryma po na zihet,
zgjohu, nese je njeri!
Te lashtat e gjakut u shkrumbuan,
frutat e limfes qe shume kohe
kane rene ne toke.
Draperi i shikimeve
ka zene ndryshk,
perdhe jane shtrire
kallinjte e panafake.
Zgjohu, e dashur,
fryma po na zihet.
Zgjohu, nese je njeri!
Lodhja
H.J. Padron
I lodhur, shume i lodhur.
I lodhur se vdekuri cdo dite.
I lodhur duke u ndjere i shperngulur,
i zoteruar, i munduar, i vjedhur,
i paperfillur, i harruar, i tradhetuar.
I lodhur, shume i lodhur
se qenuri marionete e ererave
dhe e ketij xhuxhi te cuditshem fuqiplote,
qe duhet qe nga lart
te qeshe, te terheqe fijet,
dhe une leviz kete kembe,
ose bie nga kjo dore,
dhe qaj, qesh apo kafshoj,
dashuroj, genjej dhe harroj.
I lodhur, shume i lodhur,
duke mos perfillur, ne menyre te pandreqshme,
qeniet qe dua me teper,
si nje lume prej zhive,
i pashtershem dhe i dhimbshem,
ne kerkim te shtratit tim.
I lodhur, shume i lodhur,
duke u plakur ngadale,
duke qene vetem une qe jam,
duke fshehur castet me te hidhura
duke pare se si vdesin
jeta dhe dashuria.
I lodhur, shume i lodhur
se ndjeri neper rruge
genjeshtren dhe urrejtjen,
se arnuari pa fuqi durimin,
se paturi kete bark,
se veni kravaten
dhe keta sy kaq te trishutar.
I lodhur, po, lodhur, shume i lodhur,
se ecuri duke rene e duke rene,
se qenuri nje barre e zymte,
se mosqenuri i dobishem per asgje,
se ushtruari vetem nje ves,
dhe se qari.
Elektroliza
Luljeta Lleshanaku
Ka kohe qe puthjet e tua me djegin si plage,
e, trupi yt i paster me tremb
si carcafet ne pavionin e kirurgjise
dhe fryma jote tretet ne nje qoshe
te mushkerive te mia
si zambak i harruar ne stolat e parkut
dimeror
ka kohe qe turpshem nga liria ime
e cila perdite shkul nga nje dru prej gardhit tend
me djegien e te cileve
ngroh kercinjte e mavijosur nga ikja.
Liria ime... liria jote...liria jone e perbashket
e caktuar njehere e pergjithmone
e mbyllur brenda nje ere.
Ambjent elektrolize. Nje zhurme e mbytur
...shpirti im qe nikelohet
dhe yti qe hollohet perdite
nga braktisja e joneve.
Rruga e tij
Izet Sarajlic
Edhe ai enderronte per barin e shkelur,
per bluzen e femres qe s'do ishte keq ta c'kopsitje.
Ai ish i ri,
i ri, po te mos llogaritim jeten e tij
qe do te vazhdoje pas vdekjes.
Ai ishte vec tetembedhjete vjec.
Ju nuk e pate kurre ate, nuk e pate
si ndryshoi ne fytyre.
Ju njihni vetem kete rrugicen e tij.
Por, une e njihja,
kur me pjeset e nje motori te vjeter sajonte nje avion,
kur i thoshte te atit se ne kete lufte
dikush do te linte koken,
kur midis dy arrestimeve ai pyeste nenen:
-he, nenoke, ti mua me do?-
Dhe humbte ne mendime, me sy te mjegulluar,
duke veshtruar rrugen larg...
ate rruge qe sot mban emrin e tij.
Eshte e vertete
F.G. Lorka
Eh, se sa mundim me kushton
te te dua ashtu si te dua;
Per dashurine tende me dhemb era,
zemra
dhe kapela.
E kush do te ma bleje
kete gajtan qe kam
dhe kete trishtim te fillit
te bardhe per te bere shami?
Eh, se sa mundim me kushton
te te dua ashtu si te dua!
Nje prostitute
U. Uitmen
Qetsou, mos ki frike-une jam Uolt Utimen, zemergjere
gazplote si natyra,
gjersa dielli s'te perze, as une s'te perze;
gjer sa ujrat s'kundershtojne te shkelqejne per ty
dhe fletet te feshferijne per ty,
as fjalet e mia s'kundershojne te shkelqejne
dhe te ferferijne per ty.
Vajza ime, po caktoj me ty nje pikepjekje,
te porosit te pregatitesh si duhet, te me prec;
dhe te porosit te kesh durim e te jesh e persosur
gjer sa te vinj,
gjer atehere te pershendes me nje veshtrim
kuptimplote
qe te mos harrosh.
Jo, mos me nis me letra....
Aliete Odra
Jo mos me nis me letra, por gjethe ti me nis,
qe dielli than e shkund, qe era cjerr e gris,
ose qe ty ne dore vjeshta t'i hedh papritur.
Te nesermen askurre tek une s'kane per te mberritur.
Po ngaqe me te pritur qyshkur qenkam mesuar
pritja zemren e dhembshur s'ma paska ashpersuar.
Vertete asgje mbi to s'do te me shkruash ti
por une do t'i lejoj tamam sikur te di
fjalet qe brenda shpirtit ti formulon per mua,
se rrezellime flake me jane endrrat e tua.
Dhe ngjyrat ti t'i zgjedhesh ashtu si ditet ke:
e fresket qofte gjethja kur qielli eshte me re.
Ose e blerte e thelle qielli, kur eshte i zbehte qielli
e verdhe e mbyllur qofte si perthekim prej dielli
Mbi balle te nje femije me vere ne te mbaruar
Po kur te vije nentori, si per te me treguar,
gjithe c'varros ai e c'gjithe sjell ndermend,
nje gjethe sikomeri me nis me emrin tend.
(Ajo dhe prej ahu a verri le te jete,
s'ka rendesi per mua, vec ti te jesh ne jete!)
Ne se dikur papritmas ti lumturine ndesh,
nje gjethe trendafili me nis, qe ta marr vesh.

Haxhi Qamili, ky shqiptar...
"...Kur Shqiperia eshte bere lemsh e leme, nje njeri del nga mazgallat e saj dhe futet ne histori. Ai ngjitet ne te perpjeten e karrieres me nje fryme rrufeje, nese mund te kete karriere brenda nje vorbulle. Brenda 6 muajsh, ai njeriu me xhurdi e me brekushe, vesh kapoten e gjeneralit, pas pak del si komandant i pergjithshem. Per te thone se e kane kapur xhindet, thone se eshte i marre, ndersa dikush e karakterizon si Princi i Gjurulldise...
Udheheqes intrasigjent ne nje vend pa rruge, peng i fatit te tij shenuar nga lart, ky eshte Haxhi Qamili, me i famshmi, me i shquari, dhe padyshim, me i madhi analfabet i Shqiperise ne vitet '14-'15. Ekzemplar i pashoq, absurd dhe i paperseritshem ne trajten e tij, ai eshte, nderkohe, ne kete vend edhe nje fenomen, cikli i te cilit, patjeter do te perseritet, sipas meje, te pakten per 100 vjet. Sepse, ketu, me shume se sa shkurre harlisen perralla aziatike dhe bizantine. Ketu djathi shartohet me dardhe, e verteta vesh rroben e perralles, bestytnia dhe paragjykimet jane shtylla herkuliane, egoizmi i pafre, kokeforte apo kokemushke, sic edhe vetequhen. Padurimi eshte ekstrem, ketu s'ka neser, por vetem sot, as sot, por vetem tani, as tani, por vetem ne cast, ne moment. Ketu nuk u besohet magjive, ketu jetohet me to...
Bemat e tij jane zhvilluar nen shenjen e paradoksit. Po c'gje nuk u shtjellua ne kete vend, nen kete shenje?!"
nga Edmond Konn
Shqiperi, maj 1915

Thane...
Grate e durojne me teper dhimbjen sepse jetojne me emocione.
Te jesh poet do te thote te jetosh nder yje.
Edhe nje i shenjte mund te bjere ne mekat, sepse shenjteria eshte ne shpirt, ndersa mekati eshte ne trup.
Klod Roy
Mes po-se dhe jo-se se nje gruaje nuk do guxoja te ngulja nje gjilpere.
Servantes
Atdheu nuk eshte ketu apo aty, atdheu eshte brenda teje, ose ne asnje vend tjeter.
H. Hese
Ata qe pershkojne detet nderrojne qiell, por jo shpirt.
Horaci
Mendjet mediokre denojne zakonisht gjithcka qe tejkalon kapacitetin e tyre.
La Roshfuko
Cdo efekt i bukur qe krijojme na krijon nje armik.
O. Wajld
Asgje e madhe nuk buron nga shpirtrat qe nuk qajne. Jane lotet ata qe u hapin rrugen mendimeve.
Bernaskoni
Ne cdo njeri me vlere nuk e di cili, por nje zot ne te banon.
Seneka
Ate qe kerkon njeriu i madh e kerkon tek vetja e tij, ndersa njeriu i vogel e kerkon te te tjeret.
Konfuci
A nuk ka valle edhe dielli njollat e tij.
Napoleoni
Kjo turme qe tani me admiron, keshtu do te bente edhe po te me shihte para litarit.
Napoleoni
Zjarri i nje shikimi mund te ndeze edhe diellin.
L. Esquivel
Ne dashuri komandon ai qe dashuron me pak.
Grate e perdornin gjilperen ne kohen kur e kuptonin se ishte me bukur te frymezonin poezi sesa te benin poezi. Shume e kane zevendesuar gjilperen me penen. Te tjera me cigaren.
A. Kerr
Asgje nuk paraqitet me me teper mendjemadhesi sesa dobesia, kur eshte nje force qe e mbeshtet. Doni nje prove? Shikoni grate!
Napoleoni
Pyetja e madhe qe nuk i kam gjetur dot pergjigje me gjithe punen time kerkimore 30 vjecare mbi shpirtin femeror, eshte; cfare do me te vertet nje grua?
Frojd
Kam dicka per te thene te tejdukshme dhe te pakuptueshme. Si cicerime ne ore lufte.
O. Elitis
C'eshte nje minorance? Heronjte me te medhenj te kesaj toke kane qene nje minorance. Nuk ekziston privilegj social, politik ose fetar, te cilin e gezojme sot, qe nuk eshte arritur me lotet, gjakun dhe vuajtjet e durueshme te minorances. Eshte minoranca qe ka qene gjithmone ne avangarde te cdo konflikti moral dhe qe ka arritur cdo gje qe eshte fisnike ne historine e botes.
J. B. Gough
Letersia nuk duhet te hetoje nje fakt specifik, por shpirtin qe i ka vene ne levizje gjerat. Ajo duhet te synoje te rremoje ne thellesi te dukurive.
A. Tabuki
Dashuria fillon nga dashuria. Nga dashuria nuk del vecse nje miqesi e dobet.
Franceze
Ne qoftese eshte art nuk eshte per te gjithe dhe, nese eshte per te gjithe nuk eshte art.
A. Shopenhauer
Ja e zeme se une jam djalli, po cilin engjell nuk e desha si engjell.
Rei
Ai, fytyra e te cilit nuk shkelqen, nuk do behet kurre yll.
W. Blake
Ai? Ka nje injorance enciklopedike!
Lec
Ti duhet ta drejtosh zemren tende ndaj librave. Vertete, nuk ka asgje me te larte se librat. Une do te doja t'u tregoja syve te tu, bukurine e tyre.
Egjiptiane
Ka nje krim edhe me te rende se t'i djegesh librat; te mos i lexosh ata.
J. Brodskij
Poezia behet ne shtrat si dashuria / carcafet e saj te shprishur jane agsholi i gjerave...
A. Breton
Shkruaj per ta kuptuar boten, e keshtu per te lene nje testament. Shkruaj per te transferuar te fjala nje kenqesi njerezore. Shkruaj kur cdo lloj gjesti me eshte i pamundur. Robert Krili
"Poeti i bukur" u lind ne ate pjese te botes ku njerezit urojne njeri-tjetrin vetem ne tri raste; kur u lind djale; kur rritet mezi i bukur; kur paraqitet ndonje poet.
F. Muhiq
Me torturonte fakti qe kjo lumturi nuk me kushtonte kurrfare mundi, kurrfare sakrifice... Me duhej lufte, kisha nevoje qe ne jete te na udhehiqte ndjenja, dhe jo, jeta te na udhehiqte ndjenjen.
Tolstoj
Gjate tere jete sime i kam pare fjalet sikur te isha duke i pare ato per here te pare.
Heminguej
Te dashurosh do te thote te jetosh me jeten e atij qe dashuron.
Tolstoj
E rendesishme eshte qe jeta te mos bjere ne nje kollajllek te rrafshte. Aty ku mungon perpjekja e lodhja, natyra s'eshte vecse materialitet trashaman, ndersa shpirti-fluiditet pa permbajtje. Por, aty ku natyra dhe shpirti qe kerkojne njeri-tjetrin me deshire, takohen, aty lind njeriu.
T. Man
Shkrimtari nuk mund te vihet ne sherbim te atyre qe bejne historine; ai eshte ne sherbim te atyre mbi shpatullat e te cileve rendon kjo histori. Ndryshe do te mbetej i vetem, do te mbetej edhe pa artin e tij.
A. Kamy
Cdo mur eshte nje porte.
Emerson
Cdo botim eshte nje akt dhe ky akt nuk mund t'i fshihet pasioneve te nje shekulli qe s'te fal.
A. Kamy
Deti, shirat, kerkesat, deshirat, lufta kunder vdekjes, ja cfare na bashkon te gjitheve. Ne i ngjajme njeri-tjetrit ne gjithcka shohim bashkarisht, ne gjithcka vuajme bashkarisht. Cdo njeri ka endrrat e tij, por realiteti i botes ku jetojme eshte atdheu yne i perbashket.
A. Kamy
Sikur e verteta te ndodhej jashte Krishtit, gje e pamundur, une me te te gjitha forcat do te lija te verteten dhe do perqafoja Krishtin.
Dostojevski
Ajo qe me tmerron ne vete vdekjen nuk eshte dhe aq humbja e se ardhmes, se sa humbja e se kaluares. Harresa eshte nje forme e vdekjes qe ekziston madje ne vete jeten.
M. Kundera
Nuk besoj ne Zot, por friken ia kam.
G.G. Markez
Te ndertosh nje ndarje per te qene / eshte me e zorshme se te ngresh nje piramide.
I. Kadare
Ata te cilet qe nga larg bejne sehir gladiatorin e vetmuar, qe vertitet ne arene, dhe kerkojne t'i bejne atij moral nuk jane vecse aleate me burokracine dhe njelloj si ajo heshturazi i urojne vdekjen shkrimtarit.
I. Kadare
Nga lindin perlat ne letersi? Nga c'dite, nga c'gra, nga c'Ana...?
I. Kadare
Te lulet nuk kishte pabesi...ato celnin ne kohen e duhur , ne rregull, ashtu sic u kishte hije. Natyra ishte besnike...natyra nuk ia mbathte.
E. M. Remark
Naten natyra ka qejf te rrije vetem. Nata eshte protesta kunder zgjebes se qyteterimit.
E. M. Remark
Te shkruarit eshte nje dhurate e qiellit, ndoshta eshte i vetmi ilac kunder vetmise. Por ndoshta eshte edhe shkaku i vertete i vetmise.
R. Shvarc
Dy rruge gjeta ne pyll e une mora me te parrahuren. Prandaj jam ndryshe.
R. Frost
Njeriu nuk behet shkrimtar ngase ka vendosur t'i thote ca gjera te vecanta, por ngase i ka zgjedhur per t'i thene ne menyre te vecante.
Zh. P. Sartri
Nje poet duhet te lere gjurme te kalimit te tij, jo prova. Vetem gjurmet te bejne te enderrosh.
R. Shar
S'ka rregull qe te mos thyhet per hir te "me se bukures".
Bethoven
Bota nuk eshte e atyre qe ngrohen, bota eshte e atyre qe digjen.
I. Toto
Ferri eshte kodi i pare penal i njerezimit.
Kadare
Tek une mund te gjesh nje njeri te i cli nuk mund te ngresh nje tjeter.
Breht
Ne kohe te tilla shpresa per t'u larguar na mban gjalle per te vazhduar endrren.
-nga nje film-

Monday, May 01, 2006
Reportazh / Njezet ore udhetim ne tokat e "dy popujve miq". Me njerez qe shkojne e vijne
Tirane-Athine, rruga qe zhben shqiptaret
nga Alfred Lela
Autobusi niset pak me shume se nje gjysme ore pas orarit qe lexohet ne bilete. Kjo nuk eshte se habit ndokend. Te gjithe jane mesuar tashme me mungesen e perhershme te korrektesise dhe ky ritual perseritet pafre ne te gjitha pikenisjet, ne krejt ngjarjet a dukurite shqiptare. Shoferi grek i autobusit leshon muzike. Ne nje prej frekuencave te radiove shqiptare me tepri, si per cudi degjohet nje kenge shqip. Grupi prishtinas "Minatori" ia merr motivit te njohur "udha e mbare te qofte!". Drejt Greqise. Pakkush prej udhetareve e ka per here te pare kete udhetim. Shumica jane emigrante me lejeqendrime te rregullta. Te tjere te semure, apo vizitore per pak dite. Ka dhe nga ata qe shkojne ne Athine per tu pajisur me viza amerikane ne ambasaden e atjeshme te SHBA-ve. Kjo, sepse zyra konsullore amerikane ne Tirane nuk funksionon, fale fabrikimit te rrezikut islamik qe kaloka edhe nga Shqiperia dhe qe nje poet e ka quajtur me ironi "callmat bosh te rrezikut islamik". Komente alashqiptare ndjekin njeri-tjetrin dhe nje prej udhetuesve, si per t'i meshuar paradoksit, u kujton te tjereve Athinen e perfshire nga flaket gjate protestave me rastin e vizites atje te presidentit Klinton.
Shteti qe flet greqisht
Dy police kapelezbardhur dhe me nje "simosmekeq pamje" hasen diku sapo kalon Tepelenen. Shoferi hap deren dhe ata njezeri pershendesin "Jasu". Dialogu vazhdon ne nje greqishte te rrjedhshme edhe per nja nje minute. Shoferi, i kenaqur me sa duket qe edhe shteti shqiptar me ne fund i flet greqisht, buzeqesh lyrshem dhe niset. Nuk kalon shume dhe nga radio degjohet nje ze burri qe flet energjikisht. Dikush qe flet greqisht thote se folesi eshte Kostas Simitis, qe shpalos pikat e fushtaes se tij zgjedhore ne lajmet e nje prej radiove greke qe degjohen edhe ne Jug te Shqiperise. Nje prej udhetareve, me zakonin e te qenit i bezdisur nga emisionet e lajmeve ne te gjitha gjuhet e bote, bertet. Asgje. Simitis me lejen e shtetit shqiptar vazhdon t'i thote Jugut gjera qe ne mos sot, nje dite do t'i marre vesh. Pjesa tjeter e shtetit qe flet greqisht jane tabelat anash rruges, qe tregojne emra fshtrash, fabrikash a objektesh te tjera. Te gjitha ne dy gjuhe. Te gjitha bardhe e blu si ngjyrat e flamurit grek.
Shqiperia, femijet kunder
Dy familje ne kater dhoma te ngushta. Tre femije qe sillen ne po kete hapesire me fjale te cunguara ne shqip. Dhe me perpjekjen gati deshperuese per te folur sa me shpesh dhe sa me gjate greqisht. Aida, qeni i pronarit grek, leh sa here hapet dera e perbashket. Per kete duhet ecur maje gishtave. S., shqiptarja qe greket e therrasin Maria, i tregon te gjitha keto pa pezm, pa kurrfare urrejtjeje. Gjithe cka humbur nga liria e saj per te eshte shume pak. me femijeri dhe rini kaluar ne nje fshat te larget, mes malesh te larte gati ne padurim, te qenit ne nje qytet te zhurmshem, larg puneve robtuese te bujqesise, eshte me shume se fat. Ajo e pranon se jeta e meparshme eshte per ta mallkuar. Gjerat qe mund te beje tani i perkasin botes vulgare te nje gruaje nen te zakonshmen. Ha, pi dhe shendoshet. Merakoset per greqishten e femijeve qe, sipas saj, eshte nje mundesi me shume per t'ua larguar gjerave shqiptare. Pavlini, femija i saj me i vogel, i shnderruar ne Pavlo, nuk kujton me asgje nga vendi i tij. e vetmet episode qe i kane treguar si simbole te atdheut jane rruget dhe lagjet e pista si dhe "njerezit e keqij" qe rrembejne femije per t'i shitur. "Ketu nuk ka ashtu", kembengul 6-vjecari ndaj cdokujt qe i permend Shqiperine. I ati, ne vend te nje emri katolik shqiptar ka pranuar ate ortodoks grek, Jorgos ruan gati te njejtin qendrim me femijen. Me arsim tetevjecar, rritur ne nje prej fshatrave te thella te veriut, thote se ne asnje menyre nuk pranon te kthehet mbrapsht. Iu bene 7 vjet ne kryeqytetin grek, kohe gjate se ciles ka bere punen e argatit. Tani leviz me qete pasi eshte pajisur me lejeqendrim te rregullt. Ka bere vend ne shtepine e tij edhe per kunaten bashke me te shoqin, dhe per vellane.
Valbona, Dea qe kthehet
Dita e kthimit. Nje koke e bukur gruaje, nga ato qe para nisjeve per rruge te gjate u sherbejne udhetareve si busulla per te mos e humburveten ne merzi, shfaqet. Valbona coba, missi shqiptar me jeten mes Athines e Tiranes, me ndihmen e se emes terheq pas vetes valixhe te shumta. Prania e saj e ben me te dritshem ate kend te kryeqytetit grek. Coba, qe do te udhetoje per ne Tirane, rregullon bagazhet me ndihmen e nje grushti burrash, te gatshem per t'i dhene nje dore mbare puneve te saj. Vonesa, ashtu si dhe ne Tirane, eshte e gjate dhe e padurueshme. Nje prej perfaqesuesve greke te "Albanian Interlines", nje burre i rrepte, ne fytyren e te cilit lexohet deshira per t'i rrjepur shqiptaret, llogarit shumat e dhrahmive qe cdo "alvanos" duhet te paguaje per bagazhet. (Lexo: per bagazhet duhet te paguash ekstra). Shoferet shqiptare marrin edhe ata dicka per vete ne kembim te ndonje cante qe i gjejne vend diku ne autobus. Nisja, qe ftillon te gjitha gjestet bajate te pritjes se deriatehershme, behet pertej ores dhjete. Me shume se nje ore larg orarit te biletes. Athina, zhytur ne posterat e fushates zgjedhore, ruan ende shenjat e demonstrimeve antiNATO dhe antiAmerike. Parulla te shumta shkruar me sprej ne vende te dukshme, shkronjat cirilike(!!??!!)*, feja ortodokse, njesimi i saj me shtetin. Te gjitha keto mjaftojne per ta kuptuar Valbonen, si "Dea qe kthehet ne Epirin e saj".
*cirilike - ne Athine?. E kam kujtuar veten ne Shkup, ndoshta. Injoranca ose dashakeqesia me kane "ndihmuar' ti ngaterroj keto te dyja?
Botuar ne gazeten "Shekulli", Prill 2000 (pa shenimin e mesiperm)

Saturday, April 29, 2006
Poezi
Vulgare eshte dashuria
Dashuria eshte fluturimi i thikte i nje sekonde.
Dashuria eshte togu i gjithe gjerave qe na duhen.
Dashuria eshte piskame.
Dashuria eshte libri, mjeti dhe qellimi.
Dashuria nuk eshte dite jave;eshte e shtune a e diel, medeomos.
Dashuria nuk eshte e thelle;mund ta shenjosh vetem me nje monedhe.
Dashuria nuk eshte e shenjte; e perditshme dhe vulgare eshte dashuria.
Dashuria nuk eshte qiellore; vetem mendimi eshte i perkore.
Dashuria eshte e pashpjegueshme; vetem gjerat qe shihen jane te tilla.
Dashuria nuk eshte libri, mjeti as qellimi.
Nje cope here
Jam ketu me vetmi martincamase nder duar;
zemer te paplote,
fjale ere,
me dyshimin, vrima e te cilit me fut uje ne trup.
Kryekreje.
Nuk kam atdhe,
e, as atdheu nuk me ka.
I kam perzene nga endrra te paret e mi, folkun
bashke me femijet dhe gruan e projektit.
Rob shtysash te vjetra jam papra.
Kahe te reja me prijne kah moskundi.
Jam ujku i vjeter me tesha te reja urbane;
Actae diurna,
verba mundi,
ex libris,
nje cope here.
Nderkaq
Nuk jam zgjidhja, por as problemi i hapur paq.
Jam koha e vetmise dhe busulla e eres,
gozhda ne kryq, vrima e ozonit;
ajri qe merr fryme nderkaq.
Tingulli qe hapet si aksiome, a kupeqiell ne dac
me nje jehone qe ne hone ben vend;
ky eshte kuptimi, jeta e kuptimit
dhe Krishti qe ringjallet nderkaq.
Jam e shtuna e nje jave qe terhiqet zhgaq
qytet-shteti dhe Muri i Madh Kinez
australiania e bukur Bronwyn Webster
dhe Iliada qe shkruhet nderkaq.
Per B.W.
Ajo u be e dashura ime ne nje menyre te papritur.
Per befasine nuk mund te flasesh pa kaluar dy mote
dhe dashuria,
oh, dashuria
eshte perplasje qepallash dhe frymemarrje e shpejte.
Jeta me pas pat me shume mengjese
omeleta, kafe me qumesht dhe gugitjet e buzeve te saj.
Ajo u be e dashura ime ndersa qeshe duke pritur dashurine e madhe.
Iu ktheva librave per te gjetur pergjigjet e pyetjeve te kahershme
dhe, prape nje befasi si nje turr-shi vere;
anglishtja nuk e permbaka fjalen "e dashur".

Une qeshe burri i ri ne prag te te tridhjetave
dhe, dashuria
oh, dashuria
qe nje zemer e djegur shperndare neper ere.
Boston, dimer
Do te jem
Do te jem nje jete dhe nje vdekje tjeter.
Borgesi me fytyren si monedhe pluskuese brenda kokes time.
Do te jem nje qytet dhe nje kryengritje,
nje ulli Kruje,
nje amfore e vjeter ilire dhe nje vjershe,
nje hidrocentral dhe nje meshar,
nje bese e dhene dhe nje qiell bore,
nje makine Jaguar,
te gjitha aktet shnderruese,
dhe me.
Do te jem sikur ti perkisja nje bote tjeter.
I rregjuari
Une jam ai qe rregjohet, ai qe bie.
Jam kujtimi i gjithshkaje te shkuar, vegimi i gjithckaje te ardhshme;
Muri si zemer dhe zemra si vele.
Jam kafeja e lene pergjysme, perdehapja e drojtur,
teatri, maska dhe thika e ngulur passhpine.
Une jam ai qe ka qene dhe ai qe do te jete.
Papushim, hovshem, zemerueshem si nje turr-shi vere.
Ai qe rregjohet, pra, eshte ai qe perseritet.
Poshte qyteterimeve te kahershme shtrihet e ardhmja jone
me ndryshkun e monedhave qe s'blejne asgje vec kujtimit te mbytur te jeteve te shkuara.
Ai qe rregjohet eshte piktura ne murin perballe;
i sheh te gjitha ngjarjet pa levizur, pa marre pjese, pa bezajt.
Megjithate, ai qe rregjohet eshte ai qe ngrihet.
Mepermes nje te nesermje shkelqimi i se ciles, fshehtas, si nje thike ne mill,
na buzeqesh.
Ne Boston ndoshta. Ndoshta ne Troje ndodh kjo qe une po shkruaj,
apo ndoshta ajo qe ndodh atje me shkruan mua.
Sepse une une jam copeletra.
Alfred Lela
Prill 2006

Ikja e zotnise*...
-shenime per vdekjen e Andon Athanasit-
Pikepjekjet tona me vdekjen e marrin hopa iluzionin e madheshtise. Shtati voclak qe dergjet brenda kofinit ne kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne South Boston e perforcon kete ide. Antoni Athanas i ka duart e kaperthyera tashme. Bie shi (si do zoti vete) dhe makinat jane parkuar dyshe ne Broadway. Na duhet te pershendesim njerezit ne te djathte, pastaj te bejme pak majtas, te shkruajme emrat ne liberthin ngjyre kabernet te vizitave, te shohim shkarazi per nga busti i Fan Nolit dhe te capojme drejt deres se brendshme te kishes. Nje dyshe tjeter pritesish shtrengon duart me ne dhe shenjon majtas. Ne krye te vendit dallohet kaska me dru fin dhe bardherima e akullt e cohes qe e vesh perbrenda . Pastaj vjen njeriu. Bejme kryq me syte nga duart e mbledhura ne peqi dhe lutemi perpak. Ne ate ndoshta minute na prakalon nder kujtese jeta e burrit te shtrire per se fundi. Tetedhjete e shtate vite me pare, femija i vdekur tashme, pati lene Trebicken ne kurrizin
e nje mushke. Vetem pese vjec, bashke me te emen dhe kushedi c'sille te varfer ne torbe. Po ky femije vite me vone do ta shnderronte vaktin e tij te paplote te ushqimit ne shtateqind mije dreka te bollshme. Ky eshte numri i perafert i racioneve te sherbyera per vit ne restorantin e tij "Anthony's Pier 4", sipas "Boston Globe". E leme te Ikurin e Madh me nje shikim nder sy qe sikur do te thote "lamtumire" dhe capojme mbrapsht. Djemte. Nje. Dy Tre. Kater. Shtrengojme duart me te gjithe dhe peshperisim frazen tejet te lehte "me vjen keq per humbjen tuaj". E bejme gjithe kete shpejt e shpejt a thua se ata do te donin te flisnin per gjera qe do ta benin me pak tragjike vdekjen ne fjale. Ulemi ne nje prej stolave te drunjte te kishes dhe i hedhim nje sy fletushkes qe na zgjaten ne krye te heres. Katerfaqeshi eshte mbushur me idilizma qe as vdekjet e medha nuk mund tiu shpetojne dhe nje poezi e G. Rosetti-t qe i ben me sentimentale keto vdekje. Hedhim syte perreth. Nje cift zezak, funksionare te larte lokale, burra e gra ne moshen me te vone te mundshme dhe dita qe vdes pertej dritareve. Me ze te ulet i kthehemi prape kuvendimit mbi te ikurin. Boston Globe e hapi numrin e se shtunes me vdekjen e Antoni Athanas si lajm te dyte. Vijuar nga nje faqe e plote speciale. Fakti qe athanas ishte nje emigrant nag Shqiperia dhe arriti te behej nje nga biznesmenet me te fuqishem ne vend dukej se ishte
kryefjala. E gjithe kjo per te ilustruar te sapovdekurin si shembull te Endrres Amerikane. Miq te plakut, senatore dhe biznesmene te Bostonit e quanin Athanasin nje ABC te qytetit. Ikone. E keshtu me rradhe. I pyetur njehere per Mercedesin e tij luksoz, i pat thene bashkebiseduesit se nuk i kushtonte shume rendesi makinave, ato vetem te cojne nga nje pike ne tjetren. Por ky mjet ishte shume me mire se sa kurrizi i mushkes me te cilen pati lene Shqiperine, vazhdonte ai. Per ta kuptuar rendesine ekonomike te shqiptaro-amerikanit majft te permendet shuma e humbur ne nje gjyq per token perreth restorantit te tij te famshem ne gjirin e Bostonit. Njeqind e pesedhjete milione dollare shkuan ne llogarine e nje firme nga Cikago. Shuma te tilla gjithsesi do qene vetem numra po te anashkalohej fakti se Athanas qe busulla e shqiptareve te ardhur ne Boston dhe rrethina. Te gjithe ardhacaket kane trokitur se pari ne deren e tij. "Anthony's Pier 4" mbetet per ta shkolla e pare e anglishtes ne Amerike. Vademekum-i i njerezve qe linin boten e vjeter per te rene. Me besimin " shpresa per te ikur na mban gjalle per ta vazhduar endrren". Tani eshte fundmaj. Gjeografia e gjerave nuk eshte luhatur kushedi. Por nje shpirt i ka ikur trupit ku banonte per tu perseritur. Dashte zoti ai shpirt behet trupi i nje femije diku ne nje fshat te Jugut te Shqiperise. Nese ndodh kjo, atehere mund te fleme te qete, zoti Athanas. Udha e mbare te qofte!
*Zotni- Keshtu e therrisnin mes veti shqiptaret qe punonin ne restorantin e
tij. Emri me ngjyrim geg , edhe pse Athanas rridhte nga Korca, e ka burimin
nga punetoret me te vjeter te Pier 4, te cilet vinin nga krahinat shqiptare
te Malit te Zi. Nje tjeter emer i perdorur shpesh ishte "plaku". Por te
gjithe i drejtoheshin atij "Mister Athanas".
Alfred Lela
Maj 2005
Botuar ne Gazeten "Shekulli"

Subscribe to:
Posts (Atom)